Pasi ka ngritur peshë zemrat e qytetarëve të Elbasanit, Vlorës dhe Fierit, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore udhëton drejt qytetit të Laçit!
Një tjetër stacion i këtij turi veror ku tingujt e lahutës, çiftelisë dhe iso-polifonisë do të mbushin sheshin me emocionet e krenarisë kombëtare.
Një mbrëmje ku tradita do të vallëzojë mes duartrokitjeve, dhe ku publiku i Laçit do të bashkohet në festën e madhe të folklorit shqiptar!