TKOB ka kënaqësinë të mirëpresë në 20-vjetorin e krijimit të tij, Korin e Filharmonisë së Kosovës.

Nën udhëheqjen e dirigjentit dhe kompozitorit të mirënjohur Rafet Rudi, Kori i Filharmonisë së Kosovës, do japë një koncert për artdashësit shqiptarë.
Me pjesëmarrjen e violinistes së njohur, Sihana Badivuku, Kori i Filharmonisë së Kosovës do të vijë me një performancë mbresëlënëse, përfshirë interpretimin e veprës “Concerto Fantasy” për violinë dhe kor nga Rafet Rudi, si dhe një repertor me vepra nga Mendi Mengjiqi, Aulon Naçi, Eric Whitacre, Ko Matsushita, Baki Jashari dhe Eriks Esenvlads.

Mos e humbisni këtë koncert, i organizuar në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Korit të Filharmonisë së Kosovës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional midis Filharmonisë së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

2 shkurt 2024 (E premte)  19:00
Holli Koncertor i Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor
Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00- 20:00.