Një mbrëmje ku muzika sfidon kohën…
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ju fton në koncertin recital
“Kohë të Çrregullta”, një udhëtim muzikor mes stileve, epokave dhe emocioneve.
Në piano, Ekland Hasa, sjell një interpretim të ndjerë dhe virtuoz, i shoqëruar nga
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së, nën dirigjimin e Suzana Turku.
Një program që ndërthur klasikën me modernen, me vepra nga Bach, Berio, Fazıl Say, Stravinsky, Khachaturian, Kapustin dhe të tjerë…
një dialog i gjallë mes traditës dhe bashkëkohores.
Ju mirëpresim në Tempullin Shqiptar të Artit për një mbrëmje që nuk i përket vetëm kohës, por ndjesisë.
Për rezervime kontaktoni në:
+355 69 870 3233
Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30
Ju mirëpresim!

