“Shostakovich Celebration” është koncerti instrumentalo-simfonik që do të çelë pranverën në TKOB!
Me Koncertin nr. 1 në La minor për Violinë dhe Orkestër, op.77 dhe Koncertin nr. 1 në Do minor për Piano, Trombë dhe Orkestër harqesh, op.35 të Dmitri Shostakovich-it, sjellë nga Orkestra Simfonike e TKOB-së,nën dirigjimin e maestros slloven, Simon Krečič dhe me solistët: Leonard Simaku- Violinë, Kosti Deti- Pianoforte, Xhino Daja- Trombë.
Më 9 mars, në orën 19:00.
 Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.