I mirënjohuri, Kastriot Tusha, dhe solisti i Ansamblit Popullor, Aranit Hoxha, do të sjellin në TKOB, për herë të parë, recitalin “Lulet e Pranverës”.
Me Orkestrën, Solistët, Grupin e Valleve dhe Grupin Koral të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ky koncert i dedikohet dashurisë për gruan dhe saktificave të saj.
Më 20 mars, ora 19:00, këngët më të bukura popullore do të buçasin në TKOB, edhe me solistët e Ansamblit: Lekë Pecnikaj, Malvina Likaj, Raimond Kllogjeri, Adela Bezhani dhe Irini Nikolla.
Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.