Tingujt që sollën lirinë e shumëkërkuar do të çelin festimet e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë në TKOBAP.
Me artistë të mirënjohur të skenës sonë, ky 80-vjetor, simbol i guximit dhe krenarisë shqiptare, do të sjellë muzikën më të njohur të filmave të vjetër shqiptarë me tematikë luftën nacional-çlirimtare.
Kjo muzikë nuk është vetëm një trashëgimi kulturore, por edhe një simbol i guximit dhe krenarisë shqiptare , që vazhdon të frymëzojë brezat e rinj.
Ju presim më 26 nëntor, ora 19:00, në Teatrin e Përjetimeve.
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10