21 MAJ 2022 ORA 20:00
VENDI: SHËTITORJA E QYTETIT TË SARANDËS
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në kuadër të hapjes së sezonit turistik në datë 21.05.2022, do të udhëtojë drejt qytetit të Sarandës për realizimin e programit artistik me trupën e Ansamblit Popullor. Ky program artistik bazuar mbi repertorin e larmishëm të Ansamblit Popullor synon që ta kthejë këtë ditë të veçantë në një ditë festë për publikun e Sarandës dhe më gjërë, bazuar mbi këngët dhe vallet e bukura të folklorit tonë të cilat një atmosferë festive në publik. Koncerti do të mbahet në ambjent të hapur për të pasur një pjesmarrje sa më të madhe. Në koncert do të performojë e gjithë trupa e Ansamblit Popullor të përbër me rreth 45 artistë, valltarë, këngëtar, instrumentistë. Koncerti do të zgjasë 70 minuta.
Me pjesmarrjen e:
Orkestrës së Ansamblit Popullor
Grupi Korl
Grupi i Valleve
Artistët e rinj të Ansamblit Popullor
Solistë: Iris Bega, Lek Pecnikaj, Denisa Gjezo, Malvina Likaj, Adela Bezhani
Në program:
“Valle e Tirones”
Interpretojne: Grupi i Valleve
***
“Fustanin që ta solla mbremë” dhe “Vitori tu beftë nëna”
Interpreton: Denisa Gjezo
***
“Buzeqesh goca” dhe “Artizane Lumes”
Interpreton: Adela Bezhani
***
“Potpuri Vlonjate”
Interpreton: Malvina Likaj
***
“Valle e Delvines”
Interpretojnë: grupi i valleve
***
“Mu aty ke 7 zymbylat”
Interpreton: Iris Bega
***
“Në ketë stinë të bukur”
Interpreton: Lek Pecnikaj
***
“Hapi syte e zeze” dhe “Në atë mal ku fryn veriu”
Interpretojnë: Denisa Gjezo, Malvina Likaj
***
Valle – Kolazh Veriu
Interpretojnë: Grupi i valleve
***
Kolazh “E bukura Shqiperi”
Interpretojnë: solistët dhe grupi korit
***
“Dil të shoh me sy” dhe “Qenke veshur me të bardha”
Interpreton: Iris Bega
***
“Tumnakuqe” dhe “Osman taka” valle e kënduar
Interpretojnë: Denisa Gjezo, grupi i valleve, grupi koral
***
“Pogonishte” valle
Interpretojnë: grupi i valleve