Giovanni Bertolazzi rikthehet në skenën e TKOBAP-së.
Në kuadër të Javës Kulturore Italiane, mirëpresim një mik të dashur të publikut shqiptar, këtë herë në një mbrëmje të jashtëzakonshme nën dirigjimin e maestro Andrea Solinas, ku emocionet do të flasin përmes muzikës.
Nga Verdi, Puccini e Tchaikovsky, deri te një premierë absolute për herë të parë në Shqipëri, vepra “Alla valle del fiume Crati” e kompozitorit arbëresh Salvatore Frega.
Një koncert që sjell në skenën e TKOBAP-së hijeshinë dhe madhështinë e muzikës klasike, falë mbështetjes së Istituto Italiano di Cultura.
Në kuadër të vizitës së tyre, kompozitori Salvatore Frega dhe pianisti Giovanni Bertolazzi do të zhvillojnë gjithashtu një masterclass për studentët e Universitetit të Arteve.6 Qershor |
Ora 20:00
Mos e humbisni!