Artisti që ka magjepsur publikun në skenat më prestigjioze të botës me timbrin e tij të thellë dhe elegancën unike soul & jazz, do të ngjitet më 1 Qershor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për një mbrëmje që premton emocione të rralla dhe atmosferë magjike.
I njohur ndërkombëtarisht për hitin ikonik “This Is What You Are”, bashkëpunimet me legjenda të muzikës botërore dhe koncertet në teatrot e festivalet më të rëndësishme europiane, Mario Biondi ka krijuar një identitet artistik të pakrahasueshëm, ku soul-i & jazz-i ndërthuren në mënyrë perfekte.
Mos e humbisni një nga netët më të veçanta të këtij sezoni artistik.
1 Qershor | Ora 20:00
Kjo shfaqje realizohet në kuadër të @jkn.al në Javën Italiane, me mbështetjen e @iictirana
Biletat janë në shitje!
Për rezervime kontaktoni në:
+355 69 870 3233
 Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30
Ju mirëpresim!