Historia e beqarit të vjetër, të pasur, por koprrac, i cili dëshiron të martojë nipin e tij Erneston me një grua të pasur. Megjithatë, Ernesto preferon të venë e re dhe të varfër Norina.
 Edhe pse Don Pasquale nuk e ka parë kurrë Norinën, ai e refuzon martesën dhe e dëbon Erneston nga shtëpia e tij. I dëshpëruar, Ernesto i shkruan një letër lamtumire Norinës së tij të dashur. Por Norina nuk do të heqë dorë nga Ernesto.
Më 24 dhe 25 mars, ora 11.00, “Don Pasquale” do t’ju shkrijë së qeshuri në Teatrin e Përjetimeve!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00 deri në 14:00 dhe nga ora 16:00 deri në 20:00.