Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shfaq operan “La Boheme” të kompozitorit Giacomo Puccini dhe libret të Giuseppe Giacosa dhe Luigi Illica, në 14,15,16 dhe 17 dhjetor – ora 18:30 në skenën e madhe të TKOB.

Premiera e operas “La Boheme” ishte produksioni i parë operistik për sezonin janar-qershor 2019, i cili shënoi kulmin e angazhimit të krijuesve dhe artistëve të rinj në një produksion opersitik, të cilët u bënë bashkë me solistët e TKOB dhe këngëtarët e ftuar me famë ndërkombëtare.

Premiera e vitit 2019 e operas “La Boheme” u quajt produksioni i radhës i artistëve të rinj shqiptarë, të cilët në 5-së vitet e fundit të TKOB, janë bërë pjesë e skenën më të madhe artistike në vend. Në këtë produksion, artistëve të rinj i bashkangjitet dhe besimi që TKOB i dha krijuesve të rinj.

Regjia e këtij produksioni ju besua një regjisoreje të re, Ada Gurra, e cila shënon për herë të parë në karrierën e saj, realizimin e një produksioni operistik të këtyre përmasave. Gjithashtu skenografia ju besua një tjetër talenti të ri, Renold Sula.

Orkestra e TKOB do të dirigjohet në katër netët e shfaqjes nga dirigjenti italian Jacopo Sipari.

Interpretojnë solistët e TKOB si dhe solistët e rinj të angazhuar në tetatër në tre vitete fundit, së bashku me të ftuarit, këngetarët operistikë me famë ndërkombëtare.

Kostumografia është realizuar nga kostumografi Ardi Asllani.

Biletat do të fillojnë shitjen në spotelin e TKOB-së, në datën 6 dhjetor e do të vijojë çdo ditë nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00 – 20:00. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju bëjmë me dije se në datat e shfaqjeve, biletaria mbyllet në orën 18:00 dhe hyrja e publikut do të kryhet prej ores 18:00 deri në orën 18:28. Pas orës 18:30 hyrja nuk do të jetë e mundur.

Sinopsi i veprës:

Në fundin e shek. XIX  në  Paris, katër shokë jetojnë së bashku në një papafingo. Rodolfo dhe Marcello qëndrojnë në shtëpi duke punuar dhe vjen njëri nga të rinjtë, muzikanti Schaunard, i cili ka fituar para dhe ata vendosin për të ngrënë në një restorant aty pranë. Poeti Rodolfo nuk i shoqëron, sepse duhet të mbarojë shkrimin e tij, por ndërpritet nga Mimi, një rrobaqepëse e cila ishte fqinjë me të. Ato tërhiqen nga njëri – tjetri me shikim të parë dhe bashkë drejtohen për në restorant, ku po i presin miqtë e tij. Marcello, shoku i Rodolfos po flirtonte me ish- të dashurën e tij Musetta, e cila detyron shoqëruesin e saj të paguaj faturën për të gjithë. Më vonë Musetta dhe Marcello jetojnë bashkë, si Mimi dhe Rodolfo, kjo e fundit vuan nga tuberkulozi dhe do të ndahet nga Rodolfo, sepse ai mendon që nuk ka mundësi ta ndihmojë të shërohet. Musetta ndahet nga Marcello dhe katër shokët rikthehen në jetën e tyre në papafingo. Ata vizitohen nga Musetta, e cila ka shoqëruar Miminë. Mimì dhe pse tani jeton e pasur, kur ndjen se vdekja po i afrohet,  shkon drejt dashurisë së saj të vetme, Rodolfos. Ajo dëshiron të vdesë në krahët e tij, e rrethuar nga miqtë e saj të vërtetë. Musetta,Marcello, Schaunard dhe Colline bashkohen në një përqafim të fundit, ndërkohë që Rodolfo qan mbi trupin e pa jetë të Mimisë.

Kompozitori – Giacomo Puccini (jeta dhe veprat e tij)

22 Dhjetor 1858 – 29 Nentor 1924

Ishte një kompozitor i operas italiane, i cili mori emrin “Kompozitori më i mirë pas Verdit”. Si fillim, Puccini punoi në operan italiane. Më vonë, ai shpalosi punën e tij në verizëm.Veprat më të rëndësishme të Puccinit janë: La bohème (1896), Tosca (1900), Madama Butterfly (1904), dhe Turandot (1924), të gjitha janë opera të rëndësishme. Puccini lindi në Lucca të Italisë në vitin 1858. Ai ishte një nga nëntë fëmijët e Michele Puccini dhe Albina Magi. Familja Puccini u stabilizua në Lucca si një dinasti muzikore e gjyshit të tij i quajtur Giacomo Puccini (1712–1781). Giacomo Puccini i parë ishte maestro i kishës Kathedrale San Martino në Lucca. Talenti i tij u trashëgua gjithashtu nga djali i tij, Michele. Sicili nga këta artistë të familjes studiuan në Bologna dhe disa prej tyre morën leksione ekstra në vende të ndryshme. Babai i Puccinit gëzonte një reputacion në të gjithë Italinë e Veriut dhe funerali i tij ishte një rast zije publike.

Familja Puccini ka zënë pozicionin e maestros së kishës për 124 vite rresht. (1740 – 1864), pas vdekjes së  Michele, u parashikua që vendin e tij do ta zinte Giacomo deri sa ai të ishte në moshë të thyer. Sidoqoftë kur Michele Puccini vdiq, në vitin 1864, djali i tij Giacomo ishte vetëm 6 vjec, dhe nuk ishte akoma i aftë të merrte pësipër punën e babit të tij. Si fëmijë që ishte, ai mori pjesë në jetën muzikore të Kathedrales San Martino, si anëtar i korit të djemve dhe më vonë si një organist zëvendësues. Puçinit iu dha një arsim i përgjithshëm në seminarin e San Michele në Lucca dhe më pas në seminarin e kathedrales. Një nga xhaxhallarët e Puccinit, Fortunato Magi, supervizoi pjesën e edukimit të tij. Puccini u diplomua në shkollën e muzikës Pacini në Lucca në vitin 1880, studioi me xhaxhain e tij Fortunato dhe më vonë me Carlo Angeloni, i cili kishte udhëzuar gjithashtu Alfredo Catalanin. Puccini studioi në shkollë muzike për tre vjet rresht, duke ndarë dhomën me Pietro Mascagni. Në 1880, në moshën 21 vjec, Puccini kompozoi Mass-ën e tij, e cila shënoi kulmin e familjes së tij në muzikën e kishës në vendin e tij të lindjes, Lucca.

Karriera dhe operat e para

Puccini shkruajti pjesë orkestrale të quajtura Kaprico Sinfonike si një përbërje e Konservatorit të Milanos. Mësuesit e Puccinit, Ponchielli dhe Bazzini ishin impresionuar nga puna dhe u performua si studenti i koncertit në shkollën e muzikës në 14 korrik 1883, drejtuar nga Franco Faccio. Puna e Puccinit ishte e shqyrtuar në mënyrë të favorshme në botimin Milanez Perseveranza, dhe ndëkohë Puccini filloi të ndërtonte reputacionin e një kompozitori të ri të rrethit të muzikës Milaneze.

 

JACOPO SIPARI DI PESCASSEROLI

Dirigjent

Lindur në L`Aquila më1985.

Në janar të 2020-ës fiton çmimin “Premio speciale Golden Opera” për Gjeneratën e Re të çmimeve Oscar të muzikës lirike, i dhënë nga Konfederata Lirike e Teatrove të Operës Italiane, si një nga dirigjentët e rinj më premtues në qiellin operistik italian, duke iu referuar veçanërisht muzikës së Puccini-t.

I diplomuar me medalje ari, në Dirizhim Orkestral në Konservatorin “Tartini” të Trieste-s, nën drejtimin e Maestro Marco Angius, ka studiuar Kompozicion Eksperimental me Mauro Cardi dhe Kanto Lirike me Maria Chiara Pavone, duke u diplomuar në Konservatorin  “A. Casella” në L’Aquila. Paraprakisht dirigjent kryesor i ftuar i Fondazione Festival Pucciniano, është drejtor artistik dhe themelues i Festival dell’Opera lirica italiana “OPERAVIVA” në Azerbaixhan, i Festival Internazionale “Sacrum” në Vatikan, i Festival Internazionale di Mezza Estate – Tagliacozzo Festival.

Është ftuar për të dirizhuar orkestra prestigjoze, si Orchestra Regionale della Toscana (ORT),Orchestra Sinfonica Siciliana, Orchestra Filarmonica del Teatro di Verdi di Salerno, Orchestra Filarmonica B. Bartoletti (ex Regio di Parma), Orchestra Sinfonica Metropolitana di Bari, Orchestra Filarmonica Pucciniana di Torre del Lago, Orchestra Sinfonica Abruzzese (ISA), Orchestra Sinfonica di Lecce e del Salento (OLES), Orchestra delTeatro Cilea di Reggio Calabria, i Solisti del Reale Teatro di San Carlo di Napoli (në Itali) dhe The Leipziger Symphonieorchester, Rundfunk-Sinfonieorchester Saarbrücken, Israel Symphony Orchestra, Athens State Orchestra, Cairo Symphony Orchestra, Qatar Philharmonic Orchestra (QPO), Orchestra del Teatro Nazionale di Belgrado, Orchestra di Stato del Messico, Orchestra di Stato di Istanbul, Orchestra di Stato di Tessalonica – Grecia, Orchestra dell’Opera Nazionale Romena di Cluj – Napoca, Orchestra Nazionale di Mongolia, Orchestra Nazionale Radio e TV di Ucraina, Orchestra Naz. Radio e TV Serbia (RTS), Orchestra Opera e Balletto di Azerbaijan, Orchestradi Stato di Sri Lanka, Orchestra dell’Opera di Plovdiv – Bulgaria, Orchestra Filarmonica di Brasov – Romania, OrchestraNazionale di Stara Zagora – Bulgaria, Orchestra dell’Opera di Tbilisi – Georgia, Orchestra dell’Opera di Lettonia, Orchestra dell’Opera di Astrakan – Russia, Orchestra dell’Opera di Tirana – Albania, Orchestra del Teatro dell’Opera di Bucarest, Orchestra del Teatro dell’Opera di Krasnojarsk, Orchestra Sinfonica di Nicaragua, Orchestra Sinfonica della Galizia, Orchestra da Camera di Reus – Barcelona (jashtë shtetit).

Ka bashkëpunuar në produksione kombëtare dhe ndërkombëtare me  Cecilia Bartoli, Josè Cura, AnnaPirozzi, Dimitra Theodossiou, Angela Gheorghiu, Simone Orfila, Roberto Scandiuzzi, Orlin Anastassov, Kamen Chanev, Kiril Manolov, Mirco Palazzi, Anna Maria Chiuri, Donata d’Annunzio Lombardi, Fiorenza Cedolins, Rudy Park, Brunode Simone, Leonardo Caimi, Rebeka Lokar, Luciano Ganci, Alberto Gazale, Carlos Almaguere, me Ilya Grubert, Michele Campanella, Stefan Milenkovich, Sandro Ivo Bartoli, Alessandro Quarta, Giuseppe Albanese.

Për muzikën e lehtë ka bashkëpunuar me artistë si Anastacia, Amii Stewart, Antonella Ruggiero, Noemi, Ivana Spagna, Simona Molinari, Ron, Grazia di Michele, Mietta, Sal da Vinci, Roberta Faccani, Tosca, Tedesco.

Ka dirizhuar në produksione lirike italiane dhe ndërkombëtare, ndër të cilat: “Norma”, “Il Barbiere di Siviglia” dhe “Nabucco” në Teatrot Antike të Pompei-t, Siracusa-s dhe Taormina-s, “La Bohème”, “Turandot”, “Tabarro”, “Suor Angelica”, “Gianni Schicchi”, “Madama Butterfly”e “Rigoletto” me Fondazione Festival Pucciniano, “La Bohème”, “Madama Butterfly”e “Rigoletto” në teatrin “Ruben Dario” në Managua – Nicaragua, “Carmen” për “Opera in Puglia”, “Cenerentola” në Teatrin Kombëtar të Mongolisë, “Nabucco”, “Aida”, “La Forza del Destino”, “Otello”, “Andrea Chenier”, “Don Giovanni”, në Teatrin Kombëtar të Operës së Beogradit, “La Boheme” në Teatrin e Operës në Cluj – Napoca, “Madama Butterfly”, “Tosca”, “I Pagliacci”, “Rigoletto”,”La Traviata”, “Trovatore” në Teatrin Kombëtar të Operës në Baku – Azerbaijan, “Madama Butterfly”, “Tosca” për hapjen dhe “La Traviata” e “Aida” për mbylljen e Festivalit “Open Opera” në Plovdiv – Bulgaria, “Tosca”, “Madama Butterfly”, “Attila” e “Don Carlo” në Teatrin Kombëtar në Stara Zagora në Bullgari,  “Lucia di Lammermoor” e “Rigoletto” në Teatrin “Marrucino” në Chieti, “Carmen” e “Rigoletto” në Teatrin “Umberto Giordano” në Foggia, “Nabucco” në Teatrin Kombëtar të Operës të Lituanisë, “Trovatore” e “Madama Butterfly” në Teatrin Kombëtar në Astrakan – Rusi, “Tosca” në Teatrin e Operës në Tbilisi – Gjeorgji, “Nozze di Figaro” në Teatrin “Goldoni” në Livorno, “Aida” në Teatrin e Operës së Bukureshtit, “Aida” për inaugurimin e Festivalit Ndërkombëtar “Io Canto” në Siberi – Rusi, “La Boheme” në Teatrin Kombëtar të Operës së Tiranës, “Cavalleria Rusticana” e “Carmen” në Teatrin e Operës në Fuerteventura.

Në Korrik 2021 dirizhon operën “Tosca” në “Anfiteatro Romano” në Plovdiv, me Jose Cura, Carlos Almaguer e TanyaIvanova për inaugurimin e “Opera Open”. Në Tetor 2021 dirizhon “Requiem” të G. Verdit, në Operën e Kairos.

Ka regjistruar për televizionet italiane dhe ndërkombëtare: Beethoven – Simfonitë n. 4, 6, 7, 9, Tchaikovsky Symphony n. 3 dhe n. 5, Verdi Requiem, Mozart – Requiem, Rossini –  Stabat Mater dhe Petite Messe Solennelle, Beethoven – Coral Fantasy, Lalo – Cello Concert, Weber – Clarinet Concert dhe Final of the International Sacred Music Competition.

Për RAI 5 ka regjistruar “La Boheme” (Korrik 2019), Verdi – Requiem (Vitali – Chiuri – Mendoza – Palazzi) (Nëntor 2019), Mozart – Requiem (D’Annunzio – Chiuri – Ganci – Gazale) Beethoven – Coral Fantasy (Michele Campanella, pianist) (Dhjetor 2019), Rossini – Stabat Mater (Froli – Molinari – Kovalchuk – Estefan) dhe Turandot në Gran Teatro Puccini për përvjetorin e 90-të, të prodhuar nga PARAMAX FILM.

Ka regjistruar për SONY CLASSICA MR. PUCCINI nga CINZIA TEDESCO me Orkestrën e  Fondazione Festival Pucciniano.

Në Shkurt 2020 dirizhon për herë të dytë në sallën “Sinopoli” të Auditoriumit “Parco della Musica” të Romës.

 

Personazhet e veprës:

Rodolfo, poet Tenor

Mimì, luleshitëse Soprano

Marcello, piktor Bariton

Schaunard, muzikant Bariton

Colline, filozof Bas

Musetta, këngëtare Soprano

Benoît, pronar Bas

Alcindoro, Këshilltar Shtetëror Bas

Parpignol, shitës lodrash Tenor

A customs Sergeant – doganier Bas

 

Akt I

Në papafingo.

Prag Krishtlindje. Nga dritarja e papafingos Rodolfo vështron dëborën që ka mbulluar çatitë e Parisit, ndërsa Marcello pikturon. I mpirë nga i ftohti , Rodolfo mallkon i dëshpëruar oxhakun. Marcello i sygjeron të ngrohen duke djegur një karrige, por Rodolfo preferon të djegë dorëshkrimin e tragjedisë për të cilën po punonte. Kur në dhomë futet Colline, ai gjithashtu provon të ngrohet nga hiri i zjarrit të mbetur. Pas pak, megjithatë, Schaunard vjen me ushqim, dru zjarri, cigare dhe verë, të cilat i kishte marrë si pagesë nga një lord i pasur anglez. Katër miqtë vendosin të festojnë Krishtlindjet në lagjen latine. Dëgjohet një trokitje dere. Benoît, qiradhënësi , kishte ardhur për të marrë qiranë. Të katër e ftojnë atë brenda, e dehin me verë dhe lajka, duke pretenduar se po skandalizoheshin nga aventurat e tij të dashurisë, ata e përcjellin. Marcello, Schaunard dhe Colline dolën jashtë, ndërsa Rodolfo, i cili kishte për të mbaruar një artikull, qëndroi në dhomë. Një trokitje e shkurtër u dëgjua në derë, është  Mimì, fqinja e tyre hyn në dhomë. Qiriu i saj është fikur. Duke e parë që po i merrej fryma nga ngjitja e shkallëve , Rodolfo i ofroi asaj një karrige dhe pak verë, ndërsa dalloi fytyrën e saj të zbehtë. Pasi mori veten, Mimì vendosi të le papafingon, por kuptoi se kishte humbur çelsin e dhomës së saj. Rodolfo e ndihmoi për ta kërkuar, por kur e gjeti e fshehu në xhepin e tij, në mënyrë që vajza të qëndronte me të pak më gjatë. Ai kap dorën e saj (“Che gelida manina”) dhe shkurtimisht i tregon historinë e tij. Ai është një poet i varfër me një jetë të vështirë. Mimì përgjigjet duke i rrëfyer jetën e saj (“Mi chiamano Mimì”) dhe duke i treguar për ëndërrat e saj. Rodolfo e puth (“O soave fanciulla”) dhe e fton për ta shoqëruar në lagjen Latine.

Akti II

Në lagjen Latine.

Duke shëtitur në rrugët e ngushta të mbushur me njerëz dhe shitës, katër shokët drejtohen për në kafen Momus. Rodolfo i dhuron Mimìsë një kapele rozë dhe e njeh me miqtë e tij. Nga larg Marcello shikon Musettën,  me të cilën kishte debatuar por vazhdonte ta dashuronte. E shoqëruar nga këshilltari i vjetër shtetëror Alcindoro, Musetta ndjen shikimin e Marcellos, i cili shtiret sikur nuk e ve re. Ajo kërkon t’i tërheqë vëmendjen duke nisur të këndojë një melodi provokuese të valsit (“Quando me’n vo”). Ajo shtiret tek Alcindoro sikur e vrasin këpucët, e dërgon atë t’i blejë një palë të tjera. Ndërkohë Marcello e rrëmben Musettën në krahët e tij. Kur këshilltari i vjetër i shtetit kthehet, gjendet i vetëm me një faturë të madhe për të paguar.

Akti III

Porta e qytetit D’Enfer.

Pak kohë më vonë. Herët në një mëngjes të ftohtë dimri, doganierët hapin portën hyrëse të qytetit D’Enfer për të lënë pastruesit e rrugës të hyjnë, karrocierët dhe fshatarët. Nga brenda një kabareje dëgjohen të qeshura të forta. Në atë moment arrin edhe Mimì te porta e përvuajtur dhe e dërrmuar. Ajo kërkon Marcellon, i cili del nga kabareja dhe është i befasuar kur e sheh atje. Vajza i tregon për vendimin e saj për tu ndarë nga Rodolfo, xhelozia e të cilit po e bën jetën e saj të pamundur. Mimì fshihet kur sheh se nga kabareja del Rodolfo, i cili i tregon shokut të tij arsyen e vërtetë për ndarjen e tyre. Fakti është se ai nuk e përballon dot financiarisht t’i ofrojë Mimisë ndihmën shëndetësore që i nevojitet, shëndeti i së cilës po konsumohet gjithmonë e më shumë. Mimì, e cila i ka dëgjuar të gjitha, del nga ku është fshehur dhe Rodolfo e përqafon butësisht. Kur dëgjon të qeshurën e paturp të Musettës, Marcello nxiton të hyjë përsëri në kabare. Mimì i jep lamtumirën Rodolfos, duke i lënë kapelen e saj rozë si kujtim. Por asnjëri nga të dy nuk ndahet dot nga tjetri dhe vendosin të qëndrojnë së bashku deri në prill, atëherë kur fillon lulëzimi. Ndërkohë Musetta dhe Marcello diskutojnë hidhërisht me njëri- tjetrin.

Akti IV

Në papafingo.

Disa javë më vonë. Rodolfo dhe Marcello tentojnë të përqendrohen në punën e tyre por pa sukses. Mendjet e tyre rëndojnë vetëm me mendime për Mimìn dhe Musettën, të cilat mungojnë aty. Të dy miqtë po përpiqen të fshehin trishtimin e tyre (“O Mimì, tu più non torni”) kur arrijnë Schaunard dhe Colline, që kanë sjellë disa furnizime të vogla. Kuarteti pretendon të festojë me gëzim me atë pak që kanë, por skena ndërpritet papritur nga hyrja e Musettës, e cila ka sjellë me vete Mimìnë, që tani është në një gjëndje të dëshpëruar. Rodolfo e ul Mimìnë në krevat dhe shtrëngon duart e saj për t’i ngrohur. Musetta dërgon Marçelon të shesë vathët e saj për të blerë qetësues dhe për të thirrur një doktor, ndërsa ajo vetë shkon për të kërkuar manshonin (mëngë për të mbajtur duart ngrohtë). Colline sakrifikon pallton e tij të vjetër dhe shkon për ta lënë peng, ndërsa Schaunard largohet nga papafingo. Mimì është lënë vetëm me Rodolfon (“Sono andati? Fingevo di dormire”), të cilit i bën deklaratën e fundit të dashurisë. Së bashku ata rikujtojnë lumturinë e takimit të tyre të parë, kur Mimì kuptoi se Rodolfo e kishte fshehur çelësin e saj, por u soll si të mos e kishte vënë re. Miqtë e tyre futen përsëri. Mimì përgjumet dhe vdes qetësisht, duke e lënë Rodolfon në dëshpërim të thellë.

 

Në katër shfaqjet e operas “La Boheme” do të interpretojnë:

ORKESTRA, KORI, TRUPA E BALETIT, ARTISTËT E CIRKUT TË TIRANËS, KORI I FËMIJËVE
Dirigjent: Jacopo Sipari
Regjisore: Ada Gurra
Skenograf: Renold Sula
Kostumograf: Ardi Asllani

NË ROLET KRYESORE:

14 dhjetor 2021
————————
Eva Golemi (Mimi)
Dorina Selimaj (Musetta)
Raffaele Abete (Rodolfo)
Armando Likaj (Marcello)
Ogert Islami (Schaunard)
Bledar Domi (Colline)
Genc Vozga (Benoit)
Sokol Hidersha (Alcindoro)
Gerald Murrja (Parpignol)
Erlind Zeraliu (Sergente dei Doganieri)

15 dhjetor 2021
————————
Renisa Lackaj (Mimi)
Nina Muho (Musetta)
Raffaele Abete (Rodolfo)
Paolo Ingrasciotta (Marcello)
Ogert Islami (Schaunard)
Xhieldo Hyseni (Colline)
Bledar Domi (Benoit, Alcindoro)
Gerald Murrja (Parpignol)
Erlind Zeraliu (Sergente dei Doganieri)

16 dhjetor 2021
————————
Simona Karafili (Mimi)
Dorina Selimaj (Musetta)
Raffaele Abete (Rodolfo)
Armando Likaj (Marcello)
Ogert Islami (Schaunard)
Bledar Domi (Colline)
Genc Vozga (Benoit)
Sokol Hidersha (Alcindoro)
Gerald Murrja ( Parpignol)
Erlind Zeraliu ( Sergente dei Doganieri)

17 dhjetor 2021
————————
Nina Muho (Mimi)
Dorina Selimaj (Musetta)
Raffaele Abete (Rodolfo)
Paolo Ingrasciotta (Marcello)
Ogert Islami (Schaunard)
Xhieldo Hyseni (Colline)
Bledar Domi (Benoit, Alcindoro)
Gerald Murrja ( Parpignol)
Erlind Zeraliu (Sergente dei Doganieri)