Një nga pianistët më në zë të momentit në Itali dhe nga më të rëndësishmit në Evropë, Stefano Bollani,  vjen LIVE në TKOB, më 29 janar, ora 19:00!

Një personazh eklektik, me një formim solid klasik dhe veprimtari të gjatë në jazz, kompozitor, krijues dhe prezantues televiziv, Stefano Bollani, ka luajtur me Filarmonica della Scala, Gewandhaus të Leipzig-ut, Concertgebouw të Amsterdamit, Orchester de Paris dhe në disa raste me Orkestrën e Santa Cecilia, të drejtuar, ndër të tjerë, nga James Conlon, Daniel Harding dhe Antonio Pappano.

Një vlerë e shtuar për TKOB ardhja e pianistit të mirënjohur, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës dhe Ambasadën Italiane në Shqipëri.

Mos mungoni!

Biletat mund t’i merrni nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00-20:00!