Çfarë ndodh kur lëvizja kthehet në një akt force dhe bashkimi?
“SOULÈVEMENT” nga Angelin Preljocaj sjell në skenën e TKOBAP-së një univers të fuqishëm koreografik, ku trupat ngrihen, përplasen dhe bashkohen në një energji të vetme kolektive.
Nën interpretimin e jashtëzakonshëm të Ballet Preljocaj, kjo vepër e kërcimit bashkëkohor premton dy mbrëmje intensive, të guximshme dhe të paharrueshme.
16–17 tetor
Ora 20:00
Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–19:30.
Mos e humbisni!