Side-by-Side me Schumann & Strauss 

Një natë sublime ku muzika flet në gjuhën e shpirtit me sopranon Besa Llugiqi dhe pianistin Misbah Kaçamaku të cilët sjellin një përballje intime muzikore në hollin koncertor të TKOB-së.

Pjesë e këtij programi janë këngët Lieder, një formë muzikore që përqendrohet në ndërthurjen e fjalës me tingullin.
Përmes tyre, publiku do të zbulojë poezinë e Schumann-it dhe interpretimin dramatik të Strauss-it.

Nuk duhet të mungoni këtë 22 nëntor në orën 19:00, në Teatrin e Përjetimeve të forta.

Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!