Në 80-vjetorin e lindjes së “Shpirtit të Labërisë”, TKOB vjen me një koncert të Ansamblit Popullor, në nderim të kompozitorit dhe dirigjentit, Haxhi Dalipi.
Kjo për të kujtuar vlerat dhe pasuritë e patjetërsueshme të kulturës sonë kombëtare, ku qëndron edhe kontributi me vlerë i etnomuzikologut e studiuesit të spikatur të Haxhi Dalipit.
Me një repertor plot këngë, korale dhe valle të kompozuara, përpunuara dhe orkestruara për Ansamblin Popullor, nga “Artisti i Merituar” dhe “Mjeshtri i madh”, Haxhi Dalipi.
Biletat mund t’i tërhiqni çdo ditë, pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, nga ora 10:00 – 14:00 dhe nga ora 16:00- 20:00.