SERENATAT NË OPERA

 26 JANAR – ORA 19.00 – ARTURBINA

MUZIKË DHOME

 

NË PROGRAM:

Jozef Haydn – oktet në Fa Maxhor, Hob:II F7

 Allegro moderato

Andante con Variazioni

Menuetto – Allegretto

Finale – Allegro

Franz Schubert –  Oktet D.72

 

Joseph Haydn (1732 -1809)

Joseph Haydn lindi në 31 mars 1732 a Rohrau, në Austria. Në moshën 6 vjeçare nis studimet për violine dhe klavicembalo në Vienë.

Kompozitor austriak është  konsideruar si “babai” i simfonisë dhe kuartetit harkor dhe një ndër kompozitorët më të mëdhenjë të periudhës klasike. Ai shkroi 104 simfoni duke ruajtur strukturën dhe formatin klasik te saj me formulën e njohur katër kohëshe, 14 kuartete për harqe, muzikë meshe, oratorio, 14 vepra teatrale,etj. Pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në Austri si “Maestro di Cappela”. Për një periudhë  të gjatë   kohe ai ishte kompozitor dhe muzikant ne pallatin e princit hungarez Esterhazy. Gjatë kësaj periudhe ai ishte krejtësisht i izoluar nga ambjenti muzikor dhe kjo e ndihmoj atë në krijimet e tij, të cilat janë original në stilin e tij. Një nga karakteristikat themelore të veprave të Haydn-it është zhvillimi i strukturave të gjera duke u nisur nga motivet e shkurtra dhe relativisht të thjeshta. Kompozimet e tij ishin baza për zhvillimin e mëvonshëm në planin tonal dhe format klasike të ndryshme si sonata dhe kuarteti.

Haydn ishte kompozitor mjaft i vlerësuar, ai krijonte zhanre të reja muzikore, nuk u nënshtrohej rregullave të tonalitetit dhe si rrallë kompozitorë të tjerë ia ka dalë që të harmonizojë në nota, komikën dhe humorin. Me surpriza, konvencionalitet dhe jokonvencialitet, me simetri dhe asimetri Haydn e bënte publikun për të qeshur.

 

 Franz Schubert (1797 – 1828)

Franz Schubert është ndër kompozitorët më të shquar të muzikës përparimtare botërore dhe një ndër të parët romantikë. Ai krijoi një muzikë novatore për idetë që trajtoi dhe me drejtim të ri artistik. Shkroi rreth 615 melodi, nëntë simfoni duke përfshirë këtu të famshmen “Simfoni e papërfunduar”, muzikë liturgjike, opera, muzikë solo për piano. Cilësitë, dhe virtytet, talenti dhe pasionet e shumanshme nuk iu njohën për së gjalli këtij artisti të madh. Ai krijoi këngë që jo vetëm dallohen për nga bukuria e çiltërsia e shprehjes, por edhe nga qartësia e ndjenjave romantike të pashprehura më parë në atë lloj lirizmi. Ai i këndoi jetës dhe dashurisë së njerzve të thjeshtë me një pasuri të tillë melodish lirike, të cilat mund të krahasohen vetëm me ato të Mozart dhe të Shopen.

 

  INTERPRETOJNË:

 

Flaut:

Enalda Gjoni

Dorela Ujkani.

 

 Oboe:

Erik Tauzi

Ilir Gjoka.

 

Klarinetë:

Elton Katroshi
Erenik Behlula.

 

Fagot:

Orges Malaj

Sadik Meniku.

 

Korno:

Ilir Kodhima

Vildan Mumajesi