SERENATAT NË OPERA
25 JANAR – ORA 19.00 – ARTURBINA
MUZIKË DHOME
Në program:
Serenata e P.I.Tchaikovsky
per harqe Do Maxhor, Op 48
Kompozuar në nëntor të vitin 1880
Pezzo in forma di Sonatina. Andante non troppo (do maxhor)
Valse. Tempo di valse. Moderato (sol maxhor)
Elegia. Larghetto elegiaco (re maxhor)
Finale. Tema russo. Andante (re maxhor)
Serenata Edward Elgar Mi Minor Op 20.
Kompozuar në Mars të vitit 1892
Allegro piacevole
Larghetto
Allegretto
PYOTR ILYICH TCHAIKOVSKY (1840 – 1893)
Pyotr Ilyich Tchaikovsky lindi më 7 Maj 1840 në Rusi. Që në moshën 5 vjeçare ai ishte i aftë të luante piano. U diplomua në San Petersburg për juridik dhe më pas punoi në Departamentin e Drejtësisë së Rusisë për 3 vjet rresht. Nga viti 1866 – 1878 ai ishte profesor i teorisë dhe harmonisë në Konservatorin në Moskë.
Pyotr Ilyich Tchaikovsky është kompozitori më i shquar rus i periudhës romantike të vonë, ai ka shkruar muzikë e cila është e mbushur me ndjenjë, emocione, dramaticitet.
Gjatë 10 viteve, 1865 -1875 kur ai drejtonte katedrën e harmonisë në Konservatorin e Moskës ai kompozon poemën simfonike “Fati”, Uverturën “Romeo e Zhuljeta”, Simfoninë e dytë “Rusia e vogël”, Simfoninë e tretë “Polake” etj.
Në kompozimet e tij përfshihen 11 opera, 7 simfoni, 3 koncerte për piano, koncerti për violinë e orkestër, muzikë të mrekullueshme baleti, shumë uvertura, muzikë dhome etj. Krijimet e kësaj periudhe karakterizohen nga freskia, eleganca, teknika e shkëlqyer.
Në periudhën e fundit lindin kompozimet e tij më të famshme, ato të cilat do ta bëjnë të famshëm edhe si dirigjent: Simfonia e Katërt, e Pestë dhe e Gjashtë, Uverturën “Hamleti dhe Stuhia” sipas Shekspirit, Poema Simfonike “Francesca da Rimini”, Serenata melankolike për violinë e orkestër op. 26, Trio me pianoforte op.50, dhe “Souvenir de Florence” op. 70.
Ndër kompozimet e tij më të njohura janë dhe baletet e njohura “Liqeni i mjellmave”, “Bukuroshja e fjetur”, “Arrethyesi”. Më tepër se risitë e gjuhës, vlerat e muzikës së tij qëndrojnë në kapacitetin për të transformuar përmes komunikimit realitetin psikologjik dhe gjendjen emotive të kohës. Talenti i tij kulmon aty ku zbulohen ndjenjat tragjike dhe pasionet më të thella, aty ku drama e tij personale merr pjesë direkte në veprat e tij.
Edward Elgar (1857-1934)
I lindur në Angli, Edward Elgar u shkollua per muzikë në provincën ku jetonte dhe ku i ati i tij punonte si organist. Elgari filloi karrierën e tij si pedagog për instrumente dhe dirigjent i bashkësive orkestrale lokale. Ai ishte kompozitori i parë anglez i cili e lejoi veten të inspirohet nga muzika moderne e asaj kohe e Richard Strauss. Tingëllima e muzikës së tij ka karakter të zjarrtë anglez, vlerësimin e të cilës e tregon statusi i Elgartit si muzikant.
Në moshën 22 vjeçare, ai mori postin e drejtorit të bandës në Worcester dhe County Lunatic Asylum në Powick. Për grupin ai kompozoi disa pjesë, disa prej të cilave u rizbuluan dhe u shfaqën në fillim të vitit 1996.
Elgar gradualisht krijoi një reputacion si kompozitor falë punës për festivalet korale të Midlands. “Kalorësi i Zi”, “Mbreti Olaf” (1896) dhe “Drita e jetës e Caractacus” që fitoi një sukses modest.
Shumë nga veprat e tij kanë hyrë në repertorin e koncerteve klasike britanike dhe ndërkombëtare. Ndër kompozimet më të njohura të tij janë veprat e orkestrës duke përfshirë “Ndryshimet Enigmatike”, “Marka e pompës dhe e rrethanave”, koncerte për violinë dhe violonçel dhe dy simfoni. Ai kompozoi gjithashtu vepra korale, përfshirë këtu “Endërra e Gerontius”, muzikën e dhomës dhe këngë.
Në vitet e fundit të jetës së tij, Elgar filloi të punonte për operan lirike, “Femra Spanjolle” dhe pranoi këshillën e BBC për kompozimin e një simfonie të tretë.
INTERPRETOJNË:
Violinat e para:
Gëzim Bulçari (koncert maestër)
Anduena Sula
Mimoza Kolpeja
Migena Kreci
Hilda Çekani
Ingrid Zhegu
Lueta Prevazi
Arenc Guri.
Violinat e dyta:
Nikola Kondakçi
Rina Lazri
Genti Jazexhiu
Vilma Cara
Edlira Prosi
Shkëkqim Harizi.
Violat:
Flobenc Zyma
Albana Gurabardhi
Arjan Konçi
Alkena Shuteriqi
Fatbardha Gëzdari
Adrian Prosi.
Cello:
Kujtim Vorpsi
Gëzim Hysi
Loreta Memaj
Teuta Krypçi
Mario Guralumi.
Bass:
Saimir Katroshi
Adnan Mumajesi
Oltjon Lila.