Rikthejmë në TKOB baletin “Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, një vepër shqiptare që i ka rezistuar kohës.
Me kompozim të të madhit Feim Ibrahimi, libret të gjeniut të letrave, Ismail Kadare, koreografi të mjeshtrit Agron Aliajt, skenografi dhe kostumografi të të madhit Naxhi Bakallit, e baletmaester Edi Blloshmi dhe Alisa Gjoni.
Dashuria dhe sakrificat për atdheun dhe njerëzit e dashur, lajtmotivi i jetës së heronjve të legjendave shqiptare.
Legjenda nis me Gjergj Elez Alinë, i cili ka nëntë vjet që dergjet në shtrat nga plagët e marra dhe përfundon me duelin e Gjergj Elez Alisë me Bajlozin.
Ndonëse me nëntë plagë në trup, Gjergji e vret atë. Në kulmin e gëzimit, ai mbyll sytë përgjithmonë nga plaga e dhjetë që ka marrë, në krahët e të motrës dhe mes kreshnikëve të tij.
Mos mungoni!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!