Shfaqja që e keni kaq shumë përzemër, rikthehet në TKOBAP më e freskët se kurrë më parë.
Veprës monumentale të Carl Orff i jepet jetë sërish nga Solistët, Kori dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së, nën drejtimin e dirigjentit fort të dashur për të gjithë ju, Sergio Alapont.

 25 & 26 Qershor
 Ora 20:00

 O Fortuna, velut luna… lini që fati t’ju udhëheqë drejt një nate që do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj.

 Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

Ju mirëpresim!