“Projekti MOZART” – Një bashkëpunim që i jep jehonë tingujve të së ardhmes.
Mbrëmjen e 9 prillit, ora 19:00, në Hollin Koncertor, muzika e Mozart-it nuk do të tingëllojë thjesht si një jehonë nga e kaluara por si një premtim për të ardhmen.
Me interpretimin e Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, dhe me interpretimin e dy pianisteve të talentuara nga Universiteti i Arteve, Hera Marku dhe Odesa Meti, ky projekt sjell në skenë koncertet për piano dhe orkestër të W.A. Mozart.
“Projekti MOZART” mishëron një vizion të përbashkët: edukimin përmes përvojës, ndërtimin e një skene që nuk i pret të rinjtë vetëm kur të jenë “gati”, por u jep atyre mundësinë të rriten mbi të me pasion, talent dhe guxim.
Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!