RADIAN
Jo gjithçka që na lidh është e dukshme.
Një krijim i ri koreografik nga Edi Blloshmi, me muzikë origjinale nga Robert Bisha, vjen si premierë botërore në skenën e TKOBAP-së.
I frymëzuar nga jehonat e Mesdheut, RADIAN eksploron hapësirën ku lëvizja bëhet rezonancë dhe tingulli merr formë fizike. Trupi, muzika dhe hapësira ndërthuren në një dialog të pandërprerë, duke krijuar një përvojë artistike ku e njohura dhe e panjohura takohen brenda të njëjtës rrahje zemre.
Universi vizual i veprës merr formë përmes kostumografisë së Edlira Qyshkës dhe konceptit të ndriçimit nga Eni Tafaj, me Alisa Gjonin si asistente koreografe.
Mos mungoni me 29 & 30 qershor 2026.
Ora 20:00.
Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30
Ju mirëpresim!

