Premierë
Baleti “Carmen” vjen krejt ndryshe, premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, një nga veprat më pasionante dhe dramatike të repertorit botëror, që vjen për publikun dhe artdashësit në një produksion të ri.
Anbeta Toromani, një emër shumë i dashur për publikun dhe me një karrierë të ndritur ndërkombëtare, vjen për herë të parë në një produksion tërësisht të ri në TKOBAP, në rolin titullar të Carmen.
Një balet premierë në të gjithë komponentët e tij, me koreografi nga Amedeo Amodio, mbi muzikën e Georges Bizet, me një qasje të re muzikore nga Giuseppe Calì.
4, 5, 9, 10 Maj 2026
Ora 20:00

