Kënga e Mjellmës, testamenti i fundit artistik i Franz Schubert, Premierë Absolute në Shqipëri, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Një cikël liedesh me poezi nga Rellstab, Heine dhe Seidl, në një mbrëmje ku çdo notë tingëllon si një rrëfim i sinqertë, i brishtë dhe thellësisht njerëzor.✨

Baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi do t’i japin jetë këtij cikli poetik, duke sjellë në skenë thellësinë, elegancën dhe emocionin e një muzike që i flet dhimbjes, qetësisë dhe dashurisë në secilin lied.

 Mos mungoni datë 25 nëntor, ora 19:00.

 Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:30.

Ju mirëpresim!