9 dhe 10 Nëntor 2022 | Ora: 19:00 

Skena e TKOB 

 

“Trimat e Jutbinës”, shfaqe premierë nga Ansambli Popullor, konceptuar mbi legjendat e jashtëzakonshme shqiptare të marra nga vellimi: “TREGIME TË MOÇME SHQIPTARE”, nga Mitrush Kuteli.  

 

Muzika origjinale dhe regjia: Gerti Druga 

Skenarist/Libret: Petrit Rruka 

Projeksion: Genci Osmani 

Ilustrimet : Gazmend Lek 

Koreografia: Rexhep Çeliku, Genc Kastrati, Jera Çurçia 

Interpretojnë: Grupi Vokal dhe Trupa e valleve e Ansamblit Popullor 

 

Muji: Gezim Halili 

Zanat: Jera Çurçia, Olta Ahmetaj 

Orët: Helga Saraçi 

Trimi i Parë: Enkelejd Bajraktari 

Tridhjetë agallarët e Jutbinës: Trupa e valleve 

Ajkuna: Hatixhe Lushi 

 

Në Program: 

Prezantimi i Eposit 

*** 

“Lahutari” 

Muzika : Pjetër Gaci 

Solist: Bardhyl Xhafka, shoqëron kori i Ansamblit Popullor  

*** 

“Muji bari që pi qumësht zanash” 

Muji: Gëzim Halili 

Zana: Vjera Curcia, Olta Ahmetaj 

Shoqëron grupi lab  

Rrëfyes: Gramoz Burba 

*** 

Vallja e dëborës. 

Solist: Gëzim Halili, grupi i valleve  

*** 

“Zanat” 

Koreografia: Vjera Çurçija 

Solist: Vjera Çurçija, grupi i vajzave 

*** 

Improvizim Epik 

Muzika: Çesk Zadeja 

Soliste: Matilda Bajrami (Solo Flaut ), Adriatik Çelmeta (Llahutë) 

*** 

Vallja e Komitave 

Koreografia: Rexhep Çeliku 

Solist: Gëzim Halili, grupi i djemve 

*** 

 “Jutbina” 

Orkestra e Ansamblit 

*** 

“Martesa e Halilit” 

Koreografia: Genc Kastrati 

Soliste: Olta Ahmetaj, Marjana Shkreta, grupi valleve 

*** 

“Ajkuna qan Omerin” 

Preng Gjeloshi – kori i Ansamblit Popullor 

Ajkuna: Hatixhe Lushi 

*** 

“Skënderbeu” 

Koreografia: Rexhep Çeliku 

Solistë: Enkelejd Bajraktari, Olta Ahmetaj, Marjana Shkreta, grupi i djemve 

*** 

“Orët” 

Koreografia: Rexhep Çeliku 

Solistë: Helga Saraçi, Gëzim Halili 

*** 

“Fuqia e Mujit” 

Inskenim koreografik 

Solistë: Gëzim Halili, Kori dhe Orkestra 

 *** 

Finale e Trimave të Jutbinës (Bazuar mbi motive të Dibrës) 

Solistë: Genc Kastrati, Olta Ahmetaj, Elton Cefa 

*** 

 

Programi i shfaqes do bazohet në 11 rrëfimet e vëllimit “TREGIME TË MOÇME SHQIPTARE”, konceptuar në 11 momente të ndryshme ku do jenë ndërthurur muzika, vallet, ritet. Kjo shfaqe synon të realizojë një koncept krejtësisht të ri përsa i përket natyrës së Ansamblit. Ndërthurja e muzikës instrumentale, e cila personifikon personazhet kryesorë, me përpunimet vokal- korale, përpunimin e këtyre rrëfimeve në një subjekt të rrjedhshëm, thuajse një opera, me motive të muzikës tradicionale, ardhur në kohën e sotshme si dhe ndërhyrjet e koreografive solistike dhe atyre masive.  

Të njëmbëdhjetë rrëfimet e vëllimit “TREGIME TË MOÇME SHQIPTARE” të Mitrush Kutelit (1907-1967), janë rikallëzime të motiveve tona popullore – të baladave, të eposit të kreshnikëve dhe të kohës së luftërave të gjata shqiptaro-osmane. Këto tregime, të veshura me bukuritë artistike të njërit nga mjeshtrit e mëdhenj shqiptarë të rrëfimit, Mitrush Kuteli, monumentalizojnë universe e drama të papërsëritshme të tri kohëve të etnisë – të kohës kur arbërit sfidoheshin nga fuqi të padukshme e nga bajlozë dhe shkelës gjithfarësh që vinin nga toka e deti (“Rozafati”, “Besa e Kostandinit”, “Gjergj Elez Alia” e “Ymer Agë Ulqini”), të kohës së kreshnikëve, pra të shekujve pas zbritjes së fiseve endacake sllave në tokat e Ilirisë (“Muji dhe zanat”, “Muji dhe Behuri”, “Ajkuna qan Omerin” e “Omeri i Ri”) dhe të kohës së treqind kryengritjeve shqiptare kundër osmanëve.  

Heronjtë dallohen qartë njëri nga tjetri me cilësitë dhe të metat e tyre. Muji është herë i matur dhe herë i rrëmbyer, i rëndë, përbuzës, fyes, por gjithnjë zemërfortë, si në çaste gëzimi ashtu edhe në çaste dhimbjeje; Halili është i hedhur, mendjeprehtë, trim, gjithënjë i shkathët; Dizdar Osman Aga është smirak, kryeneç, individualist; Hysen Kraposhniku është fisnik, trim, vëlla shpirtëror i Gjergj Elez Alisë; Ymer Deliu-vëllami i Hysos-është po ashtu i fismë dhe e do me shpirt Hyso Kraposhnikun; Halil Garria është besnik i fjalës; Omeri i Vogël është trim si i ati, Muji. Dhe sa shumë e do xhaxhain, Halilin, zemra e tij e njomë! 

Vajza e njomë e plakut, mbase e Mujit, është e bukur, e zhdërvjellët, trimëreshë-pasqyrë besnike e malësores sonë; e fejuara e Hyso Kraposhnikut është e dashura e papërkulur, besnike gjer në fund, mendjehollë- një rreze drite që çan errësirën; e shoqja e Arnaut Osmanit është e bukur, por e ftohtë akull, ndaj kundron, si Helena e Trojës, luftën midis të shoqit dhe rrëmbyesit të saj, që të dy trima, të cilët, më vonë, dalin vëllezër; Tanusha e krajlit është dashnorja e përjetshme, që e do me gjithë shpirt Halilin e bukur dhe trim, saqë kalon mbi të gjitha pengesat, braktis nënë e babë dhe shkon atje ku e thërret zëri i zemrës; nusja e re e Mujit është e urtë, e bindur, por edhe e guximshme; ajo bën siç e porosit Muji dhe shpëton nga zanat bashkë me dasmorët e ngurosur; Ajkuna është nëna e përvëluar që vajton me kaq dhimbje djalin e saj të vrarë në luftë, Omerin e vogël. Dhe sa lirizëm kumbon në fjalët e saj!  

Nuk duhet të harrojmë edhe qeniet e mbinatyrshme: zanat, orët e bardha, apo të lumet e natës. Por edhe këto nuk dallojnë shumë nga malësoret tona: kanë fëmijë që i rritin në djepa, kanë shtat të prekshëm e të dhimbshëm. Ato janë një idealizim i femrës, i malësores, plot urtësi e dashuri për të mirën, për të drejtën, për ata që marrin nën mbrojtjen e tyre dhe i ndihmojnë që t’ia arrijnë qëllimit. 

 

Biletat shiten çdo ditë në sportelin e TKOB, nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.