“Annonciation” krijim i koreografit Angelin Preljocaj me trupën e baletit të TKOB.

24 dhe 25 shtator – ora 19:00

Premiera absolute e baletit “Annonciation” është dhuratë e koreografit Preljocaj për TKOB, të cilën e ka punuar në Marsej gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, me balerinat e trupës tonë dhe shfaqet në javët e festimeve të Inaugurimit të Rikonstruksionit.

Në vijim të premierës, trupa e baletit do të performojë edhe baletin “La Stravaganza” të mjeshtrit Preljocaj.

 

Në Program:

“ Annonciation”

Balet me koreografi të: Angelin Preljocaj

Asistent koreograf: Natalia Naidich

Për dy balerinë

Kohë zgjatja

23 minuta

 

Muzika:  Stephane Roy (Crystal Music)

Antonio Vivaldi (Magnificat)

Skenograf : Angelin Preljocaj

Kostumet: Nathalie Sanson

Light designer : Jacques Chatelet

  

Interpretët:

Elda Logo, Loreta Bala

 

“Annonciation”- Krijim i vitit 1995/Pjesë për 2 balerinë/ Kohëzgjatja 23 minuta

Si bën jehonë në  Annunciation, ai moment kyç që mbështet një fe të tërë, çfarë zgjon? Ndërsa shumë piktorë gjatë 2000 viteve të fundit kanë kërkuar herë pas here për të kuptuar vazhdën e simboleve kontradiktore, gjë e cila në fakt është vetë ” Annunciation “, vjen si diçka befasuese  një tematik, një subjekt në të cilën shumë çështje në lidhje me trupin, janë kaq të implikuara në mënyrë të dukshme,e cila te bënë të kujtosh  që kjo temë është totalishtë e pa aprekur në artin koreografik. E megjithatë, ajo që gjejmë këtu, thellë -thellë, është vërtet magjepsëse. Në ikonografinë tradicionale, Maria shpesh shfaqet në një kopsht të mbyllur ose me mure, duke simbolizuar virgjërinë e saj. Prandaj, ekziston një paralele midis asaj që mund të quhet hapësira e saj e brendshme dhe rrethinës së saj. Kur engjëlli hyn në këtë botë private, ai po thotë, me kaq shumë fjalë, se funksionet e trupit të saj janë gati të ndryshojnë në mënyrë dramatike. Kjo shpjegon pse, megjithëse në Bibël Virgjëresha shfaq një pranim në ekran të ngjarjes së ardhshme, shumë artistë kanë zgjedhur ta bëjnë atë pre të dyshimit, ankthit, madje edhe rebelimit. Bashkëjetesa e çuditshme e pranimit dhe rebelimit, përplasja e hapësirës dhe kohës, na tregojnë se në momentin kur jepet mesazhi, ndodh fekondimi. Ne jemi, si të thuash, brenda biologjisë, vetë akti i konceptimit. Kjo ardhje në jetë në faza graduale na çon në zemër të procesit të krijimit të artit; mesazhi nuk është më një abstraksion, është realitet. Në vend që diçka të përfundojë, a nuk është ajo që ne e quajmë në ditët e sotme art konceptual, paralajmërimi i një arti të ri, “Shpallja” e një arti që ende nuk ka lindur? »

Angelin Preljocaj

 

“La Stravaganza”

Balet me koreografi të: Angelin Preljocaj

Pjesë për 13 balerinë

Kohëzgjatja 30 minuta

 

Muzika: Antonio Vivaldi

(Concerto n o 8, RV249, extraits de Dixit Dominus, Laudate Pueri Dominum), Evelyn Ficarra (Source of Uncertainty), Serge Morand (Naïves), Robert Normandeau (Eclats de voix), Åke Parmerud (Les objets abscurs)

Koreologe, asistente në krijim: Noémi Perlov

Asistent koreograf: Natalia Naidich

Asitente e Noémi Perlov: Alisa Gjoni

Skenografia: Maya Schëeizer

Kostumet: Hervé Pierre

Ndricimi: Marc Stanley, Edmond Dingu

Drejtori Teknik: Luc Corazza

Regjia e ndricimit: Julien Guérut

Interpretët:

Vivald grup

Ledia Sulaj, Loreta Bala, Odeta Dishnica

Gerd Vaso, Dion Gjinika, Anxhelo Muçollari

Vermer grup

Elda Logo, Jonida Qafmolla, Livia Lara, Eltion Merja

Kristi Dushmani, Andi Vrapi

 

“La Stravaganza”- Krijim i vitit 1997/Pjesë për 13 balerinë/ Kohëzgjatja 30 minuta

“Duke qënë fëmijë prindërish emigrantë, ky qytet ka qënë gjithnjë një mit për mua.Simbol i emigrimit për ata që largohen dhe udhëtojnë për të ndërtuar diçka tjetër, kjo ide e një kontinenti të ri më është shfaqur me forcë gjatë këtij krijimi.

Nga njëra anë, ishte dikush që vinte nga Lindja me kulturën e tij të lashtë, traditat e tij, dhe nga ana tjetër, ishte Amerika, Broduej, Balanshina.

Kam dashur të tregoj një histori të së shkuarës e cila rikthehet si një bumerang. Njerëz të dalë nga balta që sjellin dicka të re. Në fillim të pjesës dëgjohet një vajzë  e re që thotë: “ Me kujtohet”. Ka një vërshim të së shkuarës në të ardhmen, njesoj sikur koha të ishte një rreth pa mbarim, një përjetësi. Zgjedhja e pjesëve muzikore është bërë në këtë kuptim. Partiturat e Vivaldit, një muzikë shumë e pasur, shumë e ndërtuar, vjen dhe përballet me tinguj më organikë.

“Stravaganza” më sjell ndërmend historinë time personale, rrugën që unë kam ndjekur. Unë jam shumë i prekur që kjo pjesë do të vihet në skenë sot nga Trupa e Baletit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

E krijuar që prej 17 vitesh, është njësoj sikur të kisha rigjetur një fëmijë që ishte rritur tashmë.

Unë kam qënë gjithnjë i lidhur me shënimin e repertorit. Veprat kanë nevojë të rilexohen, të riinterpretohen. Pres me padurim të shoh balerinët t’i japin jetë këtij spektakli me identitetin e tyre.

Angelin Preljocaj

 

 Biografia Angelin Preljocaj

I lindur në vitin 1957 nga prindër shqiptar, Angelin Preljocaj fillon të studiojë balet klasik para se ti dedikohet baletit kontemporan me Karin Waehner.

Në vitin 1980 transferohet në New York për të punuar me Zena Rommett dhe Merce Cunningham për të vazhduar më pas studimet në Francë me koreografen amerikane Viola Farber  dhe me francezin Quentin Rouillier.

Punon me Dominique Bagouet para se të themelojë kompaninë e tij në dhjetor të vitit 1984. Që prej asaj kohe ka krijuar 45 koreografi.

Angelin Preljocaj ka bashkëpunuar  rregullisht me artistë të tjerë mes të cilëve mund të përmendim Enki Bilal, Goran Vejvoda, Fabrice Hyber, Karlheinz Stockhausen, Jean Paul Gaultier, Constance Guisset, Claude Lévêque.

Krijimet e tij janë tashmë pjesë e repertorit të kompanive të ndryshme si: “La Scala”, “New York City Ballet”  “Ballet de l’Opéra National de Paris”. Ka realizuar disa filma me metrazh të shkurtër ( Poastieri, Ide të errta  1991) dhe shumë filma të  tjerë për  të cilët  është vlerësuar me çmimin  “Cmim e madh të filmit Artistik” në vitin 2003 dhe “Cmimin e parë për video-dance” në vitin 1992.

Disa libra janë shkruar për aktivitetin e tij artistik si Angelin Preljocaj ( 2003),

Flamuri i Zi ( 2006)  dhe Topologjia e të padukshmit (2008).

Në rrugën e gjatë të karrierës, Preljocaj eshte vlerësuar me çmime të ndryshme si  “Cmimi kombëtar i vallëzimit” dhënë nga Ministria e Kulturës në Francë (1992), “Beniamini i baletit”  për  Le Parc  në 1995, “ Cmimin Bessie”  për Annonciation1997, “Fitoret e muizkës”  për “Romeo e Giulietta”  në 1997 dhe “Globin e Kristaltë”” për  “Borëbardha” në vitin 2009.

I përbërë prej 26 balerinësh, trupa e balletit Preljocaj që prej vitit 2006 e ka residencen në  Pavillon Noir di Aix-en-Provence, nje vend i cili i dedikohet tërësisht baletit dhe në të cilin Preljocaj është drejtor artistik.

 

 

Biletat shiten çdo ditë prej orës 10:00 – 14:00 dhe 16:00 – 20:00. Për shkak të protokolleve të sigurisë ne lidhje me Covid 19, do të përdoret vetëm 30% e kapacitetit të sallës, ndaj do t’ju luteshim të nxitonit për të blerë biletën tuaj. Sasia e biletave është e limituar