Prelud simfonik dhe Messa di Gloria në Durrës!
Dy vepra të kompozitorit Giacommo Puccini të cilat morën jetë që në rini të tij, vijnë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, këtë mes vjeshte.
Preludi Simfonik i Puccinit është një fantazi simfonike me një kohë të vetme që natën e 8 tetorit në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës do të pasohet nga Messa di Gloria, një nga veprat më intime dhe prekëse të tij , shkruar kur ai ishte vetëm 20 vjeç duke përfaqësuar një dëshmi të gjeniut të tij të hershëm.
Një tjetër natë unike e cila vjen nga Orkestra Simfonike e TKOB-së nën drejtimin e mjeshtrit të dirigjimit, Toufic Maatouk dhe Kori i TKOB-së nën drejtimin e maestro Dritan Lumshi, me pjesëmarrjen e tenorit Raffaele Abete, baritonit Armando Likaj dhe bass-it Bledar Domi.
Hyrja e lirë!