Këtë herë, TKOBAP-ja mirëpret violonçelistin e talentuar shqiptar, Klaudio Zoto, i cili vjen nga Gjermania për të sjellë një interpretim magjepsës dhe plot emocion në Tempullin e Artit Shqiptar.
Uvertura nga “Ruslan and Lyudmila” e Glinka do të jetë një hapje shpërthyese, plot energji dhe virtuozitet, e cila përgatit skenën për një vijim emocionues me Variacione mbi një temë Rococo nga Tchaikovsky, një vepër që ndërthur elegancën dhe ndjeshmërinë në tingujt e violonçelit.
Simfonia nr. 9 “Bota e Re” nga Dvořák
Një simfoni që mbart nostalgjinë e së kaluarës dhe shpresën për një të ardhme më të ndritur.
Me interpretimin e Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së, nën dirigjimin e Sergio Alapont, ju presim në një mbrëmje ku muzika flet vetë dhe çdo notë rrëfen një histori!
Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!