Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, sjell në Pezë një mbrëmje të veçantë artistike në kuadër të Përvjetorit të Festës së Pezës.
Një program i pasur me këngë e valle popullore, me ngjyra të folklorit nga treva të ndryshme të vendit, ku tradita dhe historia bashkohen në një festë që i përket të gjithëve.
 Pezë
 16 Shtator
 Ora 18:30
Ju mirëpresim të festojmë së bashku mes tingujve, energjisë dhe shpirtit shqiptar.