PETJA DHE UJKU
Holli Koncertor
1,2,3,8 Nëntor – Ora 12:00
Një shfaqje vetëm për fëmijët tuaj. Përralla muzikore “Petja dhe ujku” do të rrëfehet për 4 ditë në Hollin Koncertor.
Orkestra e TKOB dirigjuar nga Edmond Doko do të ekzekutojë muzikën e mrekullueshme të historisë së djaloshit camarrok Petja dhe ujkun, kompozuar nga Sergei Prokofiev
PËRRALLA !!
Na ishte njëherë një djalosh çamarrok me emrin Petja. Ai jetonte me gjyshin e tij në një vilë të vogël në mes të pyllit, e cila ishte e rrethuar me një mur të lartë. Një ditë, Petja u largua nga shtëpia pa lejen e gjyshit të tij. Një zog i gëzuar dhe i zhurmshëm iu bashkua Petjes. Ata I ndoqi edhe një rosë me një hap lëkundës dhe të tre sëbashku u nisën për te pellgu. Zogu u tall me rosën e vogël: “Ti je një zog, që nuk di të fluturosh”, kurse rosa I përgjigjet zogut: ” Ti nuk di të notosh”. Ndërsa të dy grinden, një mace arriti dhe Petja e vuri re atë. Macja donte të përfitonte nga grindja midis zogut dhe rosës për të ngrënë njërin nga të dy, por Petja I paralajmëroi dy miqtë: “Kini kujdes nga macja!” Zogu i vogël fluturoi, ndërsa rosa shpëtoi, sepse maceve nuk iu pëlqen uji.
Gjyshi arriti i zemëruar, sepse Petja nuk iu bind atij: “Petja, ky është një vend i rrezikshëm! Ujku mund të arrijë në çdo moment!” dhe e tërhoqi brenda në shtëpi Petjen. Ndërkohë mbërriti ujku, i cili iu afrua tre kafshëve. Macja, e vuri re më shpejt dhe u ngjit shpejt në një pemë. Zogu fluturoi në një degë dhe rosa doli në breg: një gabim i rëndë! Rosa ishte shumë e ngadaltë dhe ujkut I duhej shumë pak për ta arritur atë dhe ta gllabëronte me një gëlltitje. Rosa e gjorë!
Petja vështroi nga dera çdo gjë që ndodhi. Ai vendosi të ndërhyjë: mori një litar dhe u ngjit në një degë peme. Pastaj, ai i kërkoi zogut të vogël të fluturojë pranë fytyrës së ujkut, duke u kujdesur që të mos kapej. Petja e uli litarin nga dega, pasi kishte bërë një lak për të kapur ujkun nga bishti. Në atë moment, gjuetarët erdhën dhe të shtënat u shtuan. “Ndaloni!” Thirri Petja! “Ujku tashmë është i bllokuar! Me ndihmoni ta çojmë në kopshtin zoologjik”.
Dhe kështu ata vazhduar ecjën së bashku, në krye macja, pastaj Petja, zogu i vogël, gjyshi dhe gjuetarët me ujkun … Po rosa e gjorë?
“Kuak kuak” u dëgjua nga barku i ujkut, të cilën e kishte gëlltitur të gjallë!
INSTRUMENTET MUZIKORE
Veçori e kësaj vepre muzikore është se një instrument muzikor është i lidhur me secilin karakter. Kjo u lejon fëmijëve të njohin tingellimin e veglave të ndryshme të përdorura, të gjitha të pranishme në çdo orkestër:
Petja përfaqësohet nga HARQET: violinë, violë, violonçel, kontrabas
Zog i vogël: FLAUT
Rosa: OBOE
Macja: KLARINETË
Gjyshi: FAGOT
Ujku: KORNO
Gjuetarët: FRYMORET E DRUNJTË
Të shtënat e gjahtarëve: TIMPAN
Interpreton: Orkestra e TKOB
Dirigjent: Edmond Doko.
Ligoraq Riza, narratori i përrallës muzikore “Petja dhe Ujku”,
Ai lindi në Korçë më 18 janar 1951. U diplomua si aktor më 1973. Deri në fund të vitit 1975 punoi si aktor në Teatrin e Dramës në Gjirokastrër, deri më 1988 në Estradën e Pogradecit e më pas në teatrin “Çajupi” në Korçë.
Ka luajtur mbi 150 role në teatër dhe mbi 20 role në filma të ndryshëm. I shquar si narrator për përralla e tregime për fëmijë.
Ai është vlerësuar me çmime të ndryshme si: “Aleksander Moisiu”, “Apollon i Arte”, “ Libretisti më i mirë” etj.