Përtej Kufijve, një udhëtim që nis me hijeshinë e romancës gjermane dhe përfundon në kulmet dramatike të operës italiane.

Nga ndjeshmëria e Strauss dhe Korngold, tek forca shprehëse e Verdit, Bellinit e Cilea-s, duket sikur çdo tingull i kësaj mbrëmjeje tejkalon gjuhët, kohët dhe kufijtë.

Në këtë mbrëmje të veçantë, sopranoja Ana Naqe dhe pianisti Zamir Kabo sjellin në skenë emocione të rralla dhe një repertor që flet me gjuhën universale të muzikës.✨

E diel datë 1 Qershor, ora 20:00.

 Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

Ju mirëpresim!