Pas suksesit të 6 netëve magjike në TKOBAP, magjia e përrallës së ‘Arrëthyesit’ na shpie përtej kufijve.
Solistët dhe trupa e baletit, të përgatitur nga pasioni dhe përkushtimi i koreografit Edi Blloshmi dhe baletmaestër Alisa Gjoni, nisen drejt Italisë për të sjellë këtë kryevepër klasike në dy skena prestigjioze. 



Përralla magjike e ‘Arrëthyesit’ do të tregohet në Teatro di Piacenza më 5 janar dhe në Teatro Nuovo di Udine më 6 janar.
Baleti është një gjuhë universale, dhe këtë fillim viti, ‘Arrëthyesi’ i TKOBAP dëshmon se arti nuk ka kufij, vetëm horizonte të reja për t’u arritur.