Pas dy netëve Sold Out në Tiranë, “Opera Gala” udhëton drejt Vlorës!
Trupat e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit zhvendosen në skenën e Teatrit “Petro Marko” me një mbrëmje të jashtëzakonshme gala, ku të gjithë bashkohen në një festë të vërtetë muzikore dhe koreografike.
Një mbrëmje e emocioneve të forta me ariet më të bukura të Mozart, Verdi, Puccini, Bizet, Offenbach, Rossini, Lehár e Bernstein, deri te koreografitë elegante mbi muzikën e Johann Strauss II, “Opera Gala” sjell magjinë e saj edhe në Vlorën e flamurit me mbështetjen e pakushtëzuar të Bashkisë Vlorë.
E premte 23 Maj, ora 19:00
Teatri “Petro Marko” Vlorë