Koncerti i datës 11 tetor në sallën “Unesco” të Muzeut Historik Kombëtar bëri bashkë 10-të artistë të TKOB.
Ajo për të cilën Teatri i Operas ndihet krenar është fakti se në dy vitet e fundit, skenës operistike shqiptare i është shtuar një brez i ri artistësh, të cilët shumë shpejt do të jenë emrat më të njohur të skenës së të nesërmes.
Në koncertin e datës 11 tetor u prezantua një program, në të cilin publiku besnik i pasditeve të recitaleve të solistëve të operas, pati mundësi të ndiqte:
– Pjesë të operetës “Lakuriqi i natës” shkëputur nga akti i parë, interpretuar nga:
Denis Skura – Tenor
Renisa Laçka – Soprano
Solen Alla – Bariton
Elson Braha – Tenor
Gilmon Myftari – Tenor
Erinda Agolli – Soprano
– Duetin e famshëm “O soave fanciulla” shkëputur nga opera “La Bohem”, interpretuar nga Simona Karafili dhe Denis Skura, si dhe “Vecchia zimarra” interpretuar nga Xhieldo Hyseni, që gjithashtu interpretoi dhe arien e shkëputur nga opera “Simon Boccanegra”, “Il lacerato spirito” të Giuseppe Verdi.
Pas një pune intensive të përditshme me solistët e vokalit në studiot e TKOB në koncert pianistja Ardita Bufaj, shoqëroi mjeshterisht 9 solistët.
Të gjithë këta artistë do të interpretojnë në 22,23 dhe 24 tetor në Pallatin e Kongreseve, në operetën “Lakuriqi i natës” të Strauss.