“Opera on Tour” kësaj radhe na shpie në Vlorën e flamurit e të pavarësisë, në një mbrëmje dedikuar muzikës dhe kompozitorëve të shquar shqiptarë, të cilët me krijimet e tyre i dhanë jetë filmave shqip.

Kjo mbrëmje mbledh sëbashku solistët Etrita Ibrahimi, Renisa Laçka, Gerald Murrja dhe Biorn Hoxha, së bashku me Korin dhe Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nën dirigjimin e maestro Dritan Lumshi.

Ju mirëpresim!