Me “Opera on Tour” udhëtojmë drejt Kotorit të Malit të Zi për të interpretuar veprën e fuqishme të Carl Orff “Carmina Burana”.
Pas suksesit absolut të kësaj vepre në TKOB, sopranoja Rovena Xhelili, tenori Matias Xheli dhe baritoni Armando Likaj, së bashku me orkestrën simfonike e cila vjen nën dirigjimin e maestro Robert Homen dhe korin fantastik të Teatrit i cili vjen nën dirigjimin e maestro Dritan Lumshi, çojnë në skenën malazeze një vepër drithëruese që nis me një ndjenjë aq të fuqishme si “O fortuna” dhe vazhdon me “In Trutina”, ku reflektohen ndjenjat e dashurisë dhe vuajtjes njerëzore.
Teatri i Përjetimeve emocionon edhe përtej kufinjëve.