Baleti klasik “Bukuroshja e Fjetur” na rikthen në botën e përrallave, aty ku dashuria dhe besimi triumfojnë mbi të keqen.

Me muzikën e pavdekshme të Tchaikovskit dhe një koreografi mahnitëse, kjo shfaqje, e cila sjell në skenën shqiptare balerinët e Teatrit të Varnës, ju fton të përjetoni një botë të magjishme plot princa, princesha dhe magjistarë!

Më 13 Tetor, në orën 12:00, në Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Mos mungoni!