Opera Koncertale “L’ELISIR D’AMORE”- GAETANO DONIZETTI
Dirigjent: Dritan Lumshi
Koncertmaestër: Herta Cane, Igli Rapaj
Personazhet dhe interpretët:
Adina- Rovena Xhelili
Nemorino- Gerald Murrja, Keldi Ametaj
Belcore- Artur Vera, Patrik Vjollca
Dulcamara- Xhieldo Hyseni
Giannetta- Shpresa Beka, Laura Hoxha
Akti I
Itali, 1836. Nemorino, një fshatar i ri, është i dashuruar me pronaren e bukur të fermës Adina, e cila mendon se është përtej mundësive të tij. Adina u tregon fshatarëve të mbledhur për librin që po lexon – historinë sesi Tristani fitoi zemrën e Izoltës duke pirë një elisir magjik dashurie. Mbërrin një regjiment ushtarësh, të udhëhequr nga rreshteri pompoz Belcore, i cili i prezantohet menjëherë Adinës dhe i kërkon asaj të martohet me të. Adina deklaron se nuk ngutet të vendosë, por premton se do të mendojë për ofertën. I mbetur vetëm me Nemorinon, Adina i thotë se koha e tij do të ishte më mirë ta kalonte në qytet, duke u kujdesur për xhaxhain e tij të sëmurë, sesa të shpresonte të fitonte dashurinë e saj. Ajo sugjeron që ai të bëjë si ajo dhe të ndryshojë të dashur çdo ditë. Nemorino i kujton asaj se dashuria e parë nuk mund të harrohet kurrë.
Dr. Dulcamara, një shitës ambulant i barnave, mbërrin në fshat duke reklamuar një elisir që mund të shërojë çdo gjë. Nemorino e pyet me turp nëse shet elisirin e dashurisë të përshkruar në librin e Adinës. Dulcamara pohon se po, duke ofruar dinakërisht një shishe Bordo të thjeshtë. Ai shpjegon se Nemorino do të duhet të presë deri të nesërmen – kur ai vetë do të ketë ikur – për të parë rezultatet edhe pse i kushton dukatin e tij të fundit, Nemorino e blen dhe e pi menjëherë. Nemorino fillon të ndjejë efektin e elisirit dhe, i bindur se të nesërmen Adina do e ketë të pa mundur ti rezistoj atij, shtiret si indiferencë gazmor ndaj saj. E habitur dhe e lënduar, Adina flirton me Belcore. Kur vijnë urdhrat që rreshteri të kthehet menjëherë në garnizonin e tij, Adina pranon të martohet me të menjëherë. Nemorino i tronditur i lutet të presë edhe një ditë, por ajo e refuzon dhe fton të gjithë fshatin në dasmën e saj. Nemorino kërkon dëshpërimisht ndihmën e mjekut.
Akti II
Në festën para dasmës Adina dhe Dulcamara i argëtojnë të ftuarit me një këngë. Adina pyet veten pse Nemorino nuk është atje. Ajo nuk dëshiron të nënshkruajë kontratën e martesës derisa ai të shfaqet. Ndërkohë, Nemorino i kërkon Dulcamara një shishe tjetër me elisir. Meqenëse nuk i kanë mbetur para, mjeku pranon të presë që Nemorino të marrë hua paratë. Belcore është i hutuar që Adina ka shtyrë dasmën. Kur Nemorino i thotë se i duhen para menjëherë, rreshteri e bind atë të shkojë në ushtri dhe të marrë një bonus vullnetar. Nemorino blen më shumën e fittuar elisirin dhe befas e gjen veten të rrethuar nga një grup grash. I pavetëdijshëm për lajmin se xhaxhai i tij ka vdekur dhe i ka lënë një pasuri, ai beson se elisiri më në fund po hyn në fuqi. Adina ndihet përgjegjëse për regjistrimin e Nemorinos nw ushtri, por shqetësimi i saj kthehet në xhelozi kur e sheh atë me gratë e tjera. Dulcamara mburret me fuqinë e elisirit të tij dhe i ofron t’i shesë Adinës pak, por ajo është e vendosur të fitojë Nemorinon e vetme.
Nemorino tani ndihet i sigurt se Adina kujdeset për të: Ai vuri re një lot në faqen e saj kur ajo e pa atë me gratë e tjera. Adina kthehet për t’i thënë Nemorinos se i ka blerë letrat e regjistrimit. Kur ai sërish shtiret si indiferent, ajo më në fund rrëfen se e do. Belcore i gjen të dy të përqafuar dhe i ridrejton dashuritë e tij te Giannetta, duke deklaruar se mijëra gra e presin diku tjetër. Dulcamara mburret para turmës se elisiri i tij i mrekullueshëm mund t’i bëjë njerëzit të bien në dashuri dhe madje t’i kthejnë fshatarët e varfër në milionerë.