Fragmente nga ceremonia e hapjes së premierës ndërkombëtare #IlTrovatore, premierë e cila do të mbetet si një moment suksesi kulmor, në historinë e teatrit tonë.

Ambasciata d’Italia a Tirana European Union in Albania
#IlTrovatore #premiere #nationalopera #Europe #production #opera#verdi #TKOB

 

IL TROVATORE – PRODUKSION NDERKOMBETAR I TKOB – 8,9,10 DHE 11 MAJ NE PALLATIN E KONGRESEVE

#IlTrovatore ne 8,9,10 dhe 11 majNE PALLATIN E KONGRESEVEPremiera më e rëndësishme e këtij sezoni e #TKOB.Një super produksion krejtesisht i ri, me një kast ndërkombëtar.Biletat shiten çdo ditë në sportelin e Pallatit të Kongreseve nga ora 10:00 – 20:00. Bileta kushton 1000 lekë dhe ju mund të rezervoni në imbox ose në numrin e telefonit 067 632 7313!Ju mirëpresim!

Posted by Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor on E hënë, 29 April 2019

“Il Trovatore” është premiera më e madhe e sezonit operistik janar-qershor 2019 në TKOB. Shfaqja u zhvillua në skenën e Pallatit të Kongreseve në 8,9,10 dhe 11 maj – ora 19:00, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Ky është një produksion ndërkombëtar, i cili bën bashkë artistë të huaj dhe shqiptar. Me një skenografi ndër më të mëdhatë të realizuara ndonjëherë nga TKOB, ky produksion ishte një bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Shqipëri dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian.

“Il Trovatore” është një opera e Giuseppe Verdi-t e shfaqur për herë të parë në 19 Janar 1853 në Teatrin Apollo të Romës. Së bashku me “Rigoletto” e “La Traviata ”, kjo opera bën pjesë në të ashtuquajturën triologjia popullore verdiane.

Libreti në katër akte është marrë nga drama “El trovador” e autorit Antonio Garcia Gutierrez. Ishte vetë Verdi, që pati idenë të nxirrte një opera nga një vepër e Gutierrez, duke ia besuar Salvadore Cammarano-s përpunimin e libretit. Poeti napolitan vdiq papritur në 1852, sapo përfundoi libretin dhe Verdi, që dëshironte të bënte disa shtesa apo modifikime të vogla, u detyrua të kërkonte ndërhyrjen e një bashkëpunëtori të të ndjerit Cammarano, Leone Emanuele Bardare. Vetë Verdi, veç të tjerash, ndërhyri personalisht në vargjet finale, duke i shkurtuar. Shfaqja e parë qe një sukses i madh: siç shkruan në kronikën e kohës Julian Budden. Me asnjë nga veprat e tij, madje as me “Nabucco”, Verdi nuk arriti të prekë kaq shpejt zemrën e publikut.

 

ORKESTRA E TKOB

Dirigjent: Sebastiano Rolli

Regjisor: Mariano Bauduin

Asistent regjisor: Ada Gurra

 

TRUPA E KORIT

Dirigjent i korit: Dritan Lumshi

Përshtati lëvizjet koreografike: Alisa Gjoni

 

Solist:

Leonora (soprano): Eva Golemi, Dorina Selimaj, Maria Prifti (cover)

Manrico (tenor): Dario di Vietra, Denys Pivnitskyi

Azucena (mezzosoprano): Vikena Kamenica, Ivana Hoxha

Il conte di Luna (bariton): Gocha Abudlaze, Armando Likaj

Ferrando (bass): Bledar Domi, Nenad Jukovljevic

Ines (soprano): Renisa Laçka

Ruiz (tenor): Erlind Zeraliu

Un vecchio zingaro (bass): Solen Alla

Un messo (tenor): Erlind Zeraliu

 

Skenograf: Dario Gessati

Kostumograf: Berina Kokona

 

Balerinë:

Alisa Gjoni, Kevin Lila,Elona Beqiraj, Denada Hristiç, Amela Prifti, Fioralba Zere, Lurdi Dodgjini, Erald Zela,

Evis Heta, Armando Meci.

 

 

 

AKTET

Akti I: Dueli

Spanjë, fillimi i shekullit XV.

Komandanti i trupave mbretërore të Aragonit, Konti di Luna është i dashuruar me Leonorën, një fisnike e re në shërbim të mbretëreshës, e cila nuk ia kthen dashurinë. Jashtë rezidencës mbretërore, ushtarët e tij e ruajnë gjatë tërë natës atë. Ata kanë dëgjuar një rapsod të panjohur duke i bërë serenatë Leonorës dhe Konti xheloz, është i vendosur ta kapë dhe ta dënojë atë. Për të mbajtur rojet e tij zgjuar, kapiteni Ferrando rrëfen historinë e tmerrshme të një gruaje cigane, që ishte djegur vite më parë, pasi u akuzua se kishte i bërë magji vëllait foshnje të Kontit di Luna. Vajza e ciganes, Azuçena, më pas, u hakmor duke rrëmbyer foshnjën e dhe duke e hedhur në flakët, ku kishte vdekur nëna e saj. Skeleti i djegur i një foshnjeje u zbulua në hirin e mbetur nga zjarri. Vajza e ciganes së vjetër u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, por Konti di Luna u betua në shtratin e vdekjes së babait të tij se do ta gjente atë.

Në kopshtin e pallatit, Leonora i tregon shoqes së saj, Ines se ajo ka rënë në dashuri me një njeri misterioz, me të cilin u takua para shpërthimit të luftës dhe se ai është rapsodi, që i bën serenata çdo natë. Pasi ato largohen, Konti di Luna duket, duke kërkuar për Leonorën. Kur dëgjon këngën e rapsodit në errësirë, Leonora nxiton për ta përshëndetur të dashurin e saj, por gabimisht përqafon Kontin di Luna. Në këtë moment, rapsodi i sheh ata të dy të përqafuar dhe zbulon identitetin e tij të vërtetë: Ai është Manriko, udhëheqës i forcave rebele dhe furi, ai e sfidon Kontin për një duel.

 

Akti II: Ciganja

Gjatë duelit, Manriko fiton mbi Kontin, por një instinkt i brendshëm e ndalon atë, që ta vrasë  rivalin e tij. Lufta ka shpërthyer, Forcat Mbretërore e kanë fituar betejën e fundit. Manriko plagoset rëndë, por nëna e tij, ciganja Azuçena kujdeset për të në një kamp ciganësh, që ndodhet në një shpellë në mal. Jeta e Azuçenës është ndikuar nga kujtimi i vdekjes së nënës së saj dhe nga hakmarrja e tmerrshme, që ajo kishte kërkuar. Manriko, i cili nuk ka dëgjuar kurrë historinë e plotë, është i vendosur, që në fund ta njohë të vërtetën. Azuçena i tregon atij se si vodhi djalin e mitur të Kontit të madh, por në zemërim e sipër, ajo vrau aksidentalisht fëmijën e saj. Kur Manriko kërkon të dijë se kush është fëmija e Kontit, Azusena tregohet e paqartë: gjithçka, që ka rëndësi, është dashuria e nënës, që i ka treguar gjithë jetës Manrikos dhe se ai duhet të hakmerret ndaj Kontit di Luna. Një lajmëtar arrin me lajmin se Leonora, duke besuar se Manriko ka rënë në betejën, po hyn në një manastir. Azuçena i lutet Manrikos, për të qëndruar, por ai vendos të shkojë tek ajo menjëherë.

Di Luna arrin në Manastir me ushtrinë e tij për të marrë Leonorën me forcë, por përpjekja e tij për ta rrëmbyer atë dështon, kur Manriko dhe njerëzit e tij e sulmojnë. Në kaosin pasues, të dashuruarit shpëtojnë dhe arratisen.

 

Akti III: Djali i ciganes

Di Luna ka rrethuar kështjellën, ku Manriko është strehuar me Leonorën. Shpejt, ushtarët sjellin Azuçenën, të cilën Ferrando dhe njerëzit e tij e kanë kapur duke u endur afër kështjellës. Kur dëgjoi emrin e Di Lunas, reagimi i saj ngjalli dyshime dhe Ferrando e njohu Azuçenën si vrasësen e vëllait të Kontit. Azuçena bërtet, me qëllim që Manriko ta shpëtojë atë dhe Di Luna e kupton se tani, ai e ka në dorë armikun e tij. Ai urdhëron të ndërtohet vendi, ku do të kryhet ekzekutimi i Azuçenës, para mureve të kalasë.

Brenda kështjellës, Manriko dhe Leonora janë duke u përgatitur për t’u martuar. Ajo është e frikësuar, por ai e siguron atë për dashurinë e tij madje edhe përballë vdekjes. Kur arrin lajmi për kapjen e Azuçenës, Manriko thërret ushtrinë e tij dhe përgatitet të sulmojë.

 

Akti IV: Ekzekutimi

Ushtria e Manrikos është mundur dhe ai me Azuçenën janë duke u mbajtur rob në kështjellën e Di Lunas. Leonora, e cila ishte arratisur, tani vjen në burg për t’u lutur për shpëtimin e Manrikos. Kur Di Luna urdhëron ekzekutimin e Manrikos dhe Azuçenës në agim, Leonora i ofron veten Kontit në këmbim të jetës së të dashurit të saj; megjithatë, ajo, fshehurazi, merr një helm me efekt të ngadaltë, duke vulosur fatin e saj.

Në qelinë e tyre, Manriko përpiqet të ngushëllojë Azuçenën, e cila është e tmerruar nga drurët dhe zjarri, që e presin. Leonora i tregon Manrikos se ai është i lirë dhe i kërkon të ikë. Duke e kuptuar se ajo i ka premtuar veten Di Lunës, Manriko e akuzon për tradhëti dhe refuzon të ikë. Helmi, tashmë, po nis të bëjë efektin dhe Leonora vdes në krahët e Manrikos, sapo Di Luna futet në qeli. Ai urdhëron ekzekutimin i menjëhershëm të Manrikos. Pas vdekjes së Manrikos, Azuçena bërtet: “Ai ishte vëllai yt… U hakmora për ty, o nënë!”

 

Orkestra e TKOB në katër shfaqjet e operas “Il Trovatore” do të dirigjohet nga dirigjenti italian Sebastiano Rolli

Dirigjenti

Sebastiano Rolli ka studiuar Muzikë Dhome dhe Kompozicion në “Konservatorin e Parmës, në Milano dhe Dramë Muzikale me Marcello Conati; ai filloi karrierën si dirigjent në moshë shumë të re, duke u dalluar si një nga performuesit më emocionues të brezit të tij.

Në vitet e kaluara, ai ka filluar bashkëpunimet me shumë teatro dhe dirigjime orkestrash, ku mund të përmenden: Il Trovatore, La Traviata, Rigoletto, Aida, Attila, Nabucco, Il Barbiere di Siviglia, Le Nozze di Figaro, Il Tabarro, Cavalliera rusticana.

Në sezonin e kaluar, ai ka dirizhuar: Makbethin në “ Operën Kombëtare të Sllovakisë” në Bratislavë; Maria Stuarda në “Teatrin Social” në Rovigo, në  “Teatrin Donizzeti” në Bergamo dhe në “Teatrin e Filarmonisë” në Verona; Il Trovatore dhe Maria di Rudenz në “Teatrin Donizzeti” në Bergamo; Falstaff në “Teatro Verdi” në Busseto për Festivalin Verdi; I Puritanonë “Operën Kombëtare të Sllovakisë” në Bratislavë; Torquato Tasso në “Teatrin Donizetti” në Bergamo; Gianni Schicchi dhe Suor Angelica në Tiranë; një recital në “Concert Hall” në Dublin sëbashku me Juan Diego Florez; Anna Bolena në “Opera in Tenerife; Fauré’s Requiem, Verdi’s Quattro pezzi sacri dhe Die Lustige Ëitëe në “Teatrin Lirik” të Caglari Caglari; La Cerenantola dhe Pierino e il lupo në “Filarmonico in Verona”; Lucia di Lammermoor në Regio të Parmës dhe në Savon; një turne me Juan Diego Florez  në Meksikë dhe Perú dhe La Sonnambula në Katania.

Së fundmi, ai ka dirigjuar: Requim i Verdit në Madesana me “Teatrin Regio di Parma”; Rosmonda d’Inghilterra i Donizzetit në Bergamo dhe Firence; La Straniera e Bellinit në Katania; L’Italiana in Algeri me “Operën e Florencës” në Oman; Norma në Tenerife; La Traviata në Florencë, në Parma, në Busseto dhe në Bolzano; Roberto Devereux i Donizettit në Parma; Nabucco për “Operën e Izraelit”; La Sonnambula në Florencë.

Ndër botimet e tij të shumta, mund të përmenden dy studime kritike mbi Giuseppe Verdin. Rëndësia e melodramës “Giuseppe Di Stefano. Karakteret e tij” – Publikimet Azzali.  Ai ftohet rregullisht nga institucionet muzikore dhe konservatoret për të mbajtur ligjërime për interpretimin e thellë të Verdit apo muzikës korale. Ai ka qenë profesor i interpretimit të rezultateve dhe fjalisë vokale për këngëtarët në kurset “Mythos” të “Fondacionit Arturo Toskanini” dhe Fondacioni Teatro Alla Scala” në Milano.

Planet e tij përfshijnë: Il Trovatore për “Rete Lirica dele Marche”; Un ballo in maschera në Parma; La Traviata në Florencë.

 

Regjizori

Mariano Bauduin ka lindur në Napoli në vitin 1979. Ai ka studiuar dramaturgji në DAMS në Bolonja, harmoni dhe kontrapunkt në Konservatorin e San Pietros në Majella të Napolit, dhe ka vazhduar studimet e tij muzikore për kompozim me Maestro Francesco D’Avalos.

Që prej vitit 1997, ai është asistent i Maestro Roberto De Simones.

Që prej viti 2004 i është përkushtuar në aktivitetet kërkimore në fushën e etnomuzikologjisë dhe antropologjisë në të gjithë territorin e Campanias, nën udhëheqjen e Roberto De Simones, e kërkuar nga “Muzeu i Artit dhe Traditës Popullore të Romës” dhe. “Akademia e Santa Cecilias” në Romë.

Në vitin 2012, krijoi “Gli Alberi di Canto Teatro”, një fushatë teatrale, ku bashkohen tradita me risinë, muzika e mësuar në shkollë me muzikën popullore, kërkime dhe ruajtja e kujtesës.

Bauduini është fituesi i çmimit “ Sipario – La Nuova Critica 2012 ” në zhanerin e muzikaleve. Aktualisht, ai është drejtori artistik i “Beggar’s Theatre – Il Teatro dei Mendicanti ” dhe drejton fushatën teatrale “ Gli Alberi di Canto Teatro”.

Ka qenë regjizor ose asistent regjizor në këto vepra: ” Festa per la Rabbia Mancanta “, ” La Serva Padrona “, ” Il Maesto di Capella “, ” Il Flauto Magico “, ” Il natale della Resistenca V ed.”, ” Don Giovanni “, ” Cosi fan tutte “, ” Intrattenimento a casa Di Giacomo con La Serva Padrona “, ” Otello “, ” Nabucco “, ” La Principessa e le 7 note “, ” Policinella, ” 28 Marzo 19… 20… ” , ” Berbiere for Family “, ” Verdi raconta Shakespeare “, ” Requiem in memoria di Pier Paolo Pasolini “, ” Ci Sragiono Prego e Campo “, ” Carmen “, ” Les Vespres siciliennes “, ” Lo Cunto de li cunti “, ” Combattimento e storia di un soldato “, ” Socrate immaginario “, ” La donna vendicativa “, “Canto e scanto per San Gennaro “, “Inteattenimento a casa Di Giacomo con La Serva Padrona “, ” Pollicinella “, ” L’Isola Disabiata “, ” Turandot “, ” I mille pagliacci di Eduarto “, ” Natale della Resiztensa IIº ed. “, ” Ci Sragiono Prego e Campo “, ” La funzione del centenario “, ” Pergolesi in Olimpiade “, ” L’osteria di Marechiaro “, ” Marechiaro “, ” Waiting for the moon ”, ” Suite da lo Vommaro “, ” El Diego – concerto Nº10 “, ” San Gennaro Superstar “, ” Don Pasquale “, ” Ecco il Messia “, “Cantata per lo sposalizio del Principe di Sansevero “, ” Lo Vommaro a duello “, ” Lo ‘Ngaudio “, ” La ci darem la mano “, ” Era di Maggio “, ” La funzione del centenario “, ” Cantata per la Gran Madre di Dio “, ” Il ratto dal serraglio “, ” Il silenzio muore senza lutti “, ” Conserto per Caterina II “, ” Capriccio “, “Sconcerto per Shakespeare “, ” Eden Teatro “, ‘ Populorum progression “, ” L’ompresario in anguistie “. Në një pjesë të këtyre veprave, veç regjisë, Bauduin ka qenë dramaturg, autor dhe interpretues.

 

Koncepti regjisorial

Konsiderimet qe mund te behen rreth nje regjie te “Il Trovatore” te G. Verdi-t, mund te jene te ndryshme dhe mund te marrin shume drejtime, por ajo qe ne duam te nxjerrim ne pah, eshte se si sot tradita operistike ka aktivizuar kundrejt “mjellmes” se Busseto-s nje nivelim intelektual, me qellim privimin e autorit nga dhuna popullore, qe i beri te mundur vendosjen ne muzike te dramave te veshtira dhe te historive te artikuluara, me nje perqasje teatrale te menjehershme, e cila te rremben ne menyre ekstreme dhe ka nje impakt shume te forte tek masat.

Me nje entuziazem te tille me pushton “Il Trovatore”, hekuri i rrahur dhe akoma i nxehte i melodizmit italian te se ciles modelohet ne endrrat e ashpra te nje fshatari qe ngrihet ne piedistalin e nje te plotfuqishmi te nje kombi te paçliruar, duke prodhuar nje gjuhe te perbashket te prejardhur nga kuadrot ilustrative o didaskalike te rapsodeve, nga emocioni godites i bandave muzikore, nga afishet me imazhe historike ne hyrjet e teatrove te femijeve, nga fanfarat ushtarake spektakolare, nga temat cigane te hakmarrjeve, nga kulti i shfrenuar i parase, nga denimet me vdekje dhe polikromia liktografike e dashurive engjellore, ose te triove grindese kalorsiake.

“Il Trovatore” perfaqeson nje pike emblematike per historine e melodrames italiane, mund te thuhet qe krijimtaria verdiane eshte nje “Perpara” dhe “Pas” Trovatores.

Si ne nje “valle makaber” shume antike, temat e Trovatores duket se pershkojne strofat e atyre baladave shume te vjetra, ku tregohen histori te vjetra dashurie, vellezer te rrembyer, shtriga te djegura dhe mallkime te ndersyera. Kam menduar gjate per format teatrale mbi te cilat do te duhej te vendosja nje regji dhe me dukej emblematike te analizoja ngjarjen nga nje pikepamje me letrare se sa domosdoshmerisht treguese: personazhi i Azucenes tregon nje personalitet shume te rendesishem per te gjithe ngjarjen, duke treguar qe eshte ajo qe, ndoshta ne menyre jo te ndergjegjshme, vendos fatin e te gjithe  personazheve; pra, kam besuar qe i duhej dhene ciganes nje dimension tjeter, duke u thelluar ne identitetin e saj prej ciganeje dhe magjistareje, njoheseje te arteve mistike si kiromancia dhe te formave te “syrit te keq”; ajo eshte personazhi qe leviz fijet e nje parashikimi te çuar deri ne fund me bindje dhe racionalizem ekstrem, duke vendosur konceptin e “equilibrum mundi” (ekuilibri i botes), shume te rendesishem ne disa kultura cigane: po te te bejne keq, duhet te besh keq, po te te bejne mire, te besh mire, me çdo kusht, edhe duke sakrifikuar femijen tend.

Personazhet e tjera hyjne ne kete kuader si viktima te destinuara dhe te denuara qe nga fillimi i drames, pikerisht sikur te ishin te gjithe pjesemarres te nje vallezimi me vdekjen, si ne gdhendjet ose ne kuadrot e shek. XIV e me tutje.

I kerkova skenografit tim, Dario Gessati, te hartonte nje projekt skenografik qe te mbante kete linje dhe keshtu menduam te kishim per te gjithe tregimin skenik nje kulle gjigande, si edhe figurat e shahut qe te leviznin ne nje tabele shahu gjigande, ne menyre qe vete personazhet te rezultonin gure te nje ndeshjeje me vdekjen, te humbur qe ne fillim. Te njejten gje ka bere edhe kostumografja Berina Kokona, e cila ka krijuar kostumet me imazhet e Bosch-ut dhe Brueghel-it, qe i referoheshin asaj bote.

Ne fund, kam vendosur tete mimo/balerine qe krijojne disa vallezime mbi temat romantike te ekspozuara ne kete veper, vetem ne momentet ne te cilat opera largohet qartesisht nga bota verdiane, per te kerkuar forma te reja, ose per te rekuperuar ato te kaluarat.

Pra, “Il Trovatore” yne, eshte nje perpunim poetik i nje kulture qe qartesisht qarkullonte ne kanalet e nje bote “kulti”, te cilen G. Verdi dhe shume artiste te tjere italiane, e njihnin, nje kulture e formuar nga influencime te vazhdueshme, ne mes ngritjeve e uljeve, mes elementeve popullore dhe intelektuale, ne mes magjive te vjetra dhe fese, mes dashurise dhe vdekjes, me poezise dhe mallkimit.