Një homazh poetik për mjeshtrin e madh të muzikës së filmave, Ennio Morricone, që vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në kuadër të International Dance Festival of Tirana.
Koreografi spanjoll Marcos Morau, një prej emrave më vizionarë të kërcimit bashkëkohor europian, krijon një univers ku lëvizja, drita, muzika dhe kujtesa e kinemasë italiane ndërthuren në një peizazh ndjenjash.
Ennio Morricone, me mbi 500 kolona zanore për filma që kanë shënuar historinë e kinemasë botërore, mbetet një gjeni i rrallë që e ktheu muzikën në gjuhë të shpirtit.
Në këtë shfaqje, tingujt e tij marrin formë përmes kërcimit.
Një natë për të mos u humbur.