Kuarteti “Á Quattro” dhe pianistja italiane Valeria Fasiello sjellin për publikun shqiptar një koncert të veçantë, ku eleganca dhe finesa e muzikës së dhomës do të marrin jetë përmes veprave të Schulhoff dhe Schumann.
Një mbrëmje ku pianoja dhe harqet bashkohen në një dialog artistik plot ndjeshmëri, virtuozitet dhe emocione të cilat do t’i përjetoni me datë 15 qershor, ora 20:00 në Hollin Koncertor të TKOBAP-së.![]()
Për rezervime kontaktoni në:
+355 69 870 3233
Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30
Ju mirëpresim!

