Një mbrëmje me Dvořák në TKOBAP, aty ku zëri i dashurisë moraviane takon zjarrin e lirë të shpirtit cigan.

 Duetet Moraviane, të lindura nga tekstet e František Sušil, vijnë si letra të përzemërta dashurie që sjellin në skenë ndjesinë e mallit dhe të pritjes.
Nga ana tjetër Këngët Cigane vijnë si një shpërthim emocionesh të papërmbajtura, ku liria dhe pasioni nuk kërkojnë leje për të folur.

Dy botë, dy zëra, një piano në një koncert që i flet zemrës dhe shpirtit njerëzor.

Nën interpretimin e sopranove Sonila Baboci dhe Eriona Gjyzeli dhe shoqërimin e pianistes Herta Cane.

Këtë 23 Qershor |  Ora 20:00
Ejani të dëgjojmë zërin e shpirtit teksa buçet.

 Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

Ju mirëpresim!