Ngjyrat e Ulqinit nën ritmet e Ansamblit Kombëtar!
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore hapi edicionin e 37-të të skenës verore me një performancë të zjarrtë, nën ngjyrat dhe shkëlqimin e traditës sonë folklorike.
Një skenë që u mbush me ritme, ngjyra dhe emocione, përballë një publiku të shumtë që duartrokiti dhe shijoi me entuziazëm një program të përgjedhur artistik me këngët dhe vallet më të bukura të trashëgimisë sonë kombëtare.
Shfaqja u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë së Ulqinit, z. Genc Nimanbegu, Drejtoresha e Qendrës Kulturore, znj. Adriana Hoxha, si dhe nga personalitete të tjera të jetës kulturore dhe institucionale.