“Nëntori i Yjeve të Artë” është një homazh muzikor për heroizmin dhe sakrificat e shqiptarëve gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare.
Këngët dhe muzika me tematikë nga Lufta Nacional-Çlirimtare, të mbushura me frymëzim dhe patriotizëm, mbeten një simbol i guximit dhe krenarisë kombëtare, duke ruajtur të gjallë kujtimin e betejave për liri.
Solistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, së bashku me Korin dhe Korin e Zërave të Bardhë, me shoqërimin e Orkestrës së Forcave të Armatosura, nën dirigjimin e maestro Dritan Lumshit, do të sjellin një koncert të veçantë kushtuar 80-vjetorit të çlirimit.
Bashkohuni me ne dhe përjetoni emocionet e notave dhe vargjeve partizane!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!