Nëse akoma nuk e ke ftuar të dashurën apo të dashurin për Date në Opera, ky është rasti ideal!
”Puccini in Love” sjell një mbrëmje të tërë dedikuar dashurisë e pasionit, me ariet dhe duetet nga operat më të njohura të historive të mëdha të dashurisë, më 14 shkurt, Ditën e të dashuruarve.
Mbase edhe ju beqarët mund të gjeni shpirtin tuaj binjak në Opera!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00