Në nderim të figurës së artistes, aktores dhe valltares Adivije Alibali, me rastin e 90-vjetorit të saj të lindjes, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë për të gjithë artdashësit shqiptarë koncertin “Vasha me Shtambë”.
E njohur për publikun e gjerë si Mamica, motra e Skënderbeut në filmin “Skënderbeu” (1953), Adivija mbetet një ikonë e kulturës shqiptare dhe një nga pioneret e para që në gjenezë të krijimit të TKOB-së, fillimisht si balerinë e më pas si valltare.
Ky koncert do të shpalosë nëpërmjet artistëve të ansamblit disa nga interpretimet solistike më të spikatura të Adivijes, të shoqëruara me këngë të përzgjedhura dhe momente që pasqyrojnë jetën dhe karrierën e saj të pasur artistike.
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!