Tre ansamble kombëtare dhe një skenë që bashkon shpirtin e folklorit shqiptar.
Tetova bëhet pikëtakimi i trashëgimisë sonë kulturore me koncertin “Na bashkon flamuri”.
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, Ansambli “Shota” i Kosovës dhe Ansambli i Maqedonisë së Veriut, do të ngjiten së bashku në skenë për të sjellë një mbrëmje emocionuese me këngë, valle dhe ritme që na bashkojnë përtej kufijve.
Vera bëhet më e bukur kur arti dhe tradita vijnë pranë jush.
Mos mungoni në këtë mbrëmje magjike në Tetovë.