Muzika e përjetshme e Giovanni Battista Pergolesit do të ngjitet në skenë me “Stabat Mater”, një kryevepër që i flet thellësive të shpirtit njerëzor.
Kompozuar në çastet e fundit të jetës së tij, kjo vepër shndërron dhimbjen hyjnore të Tërëshenjtës Mari në një përjetim të jashtëzakonshëm muzikor, ku arti bëhet lutje dhe muzika zë i shpirtit.
Ju mirëpresim të përjetoni një nga momentet më të bukura të muzikës sakrale baroke.