Pas duartrokitjeve të shumta në Tiranë dhe në Berat, “Mullixhesha e Bukur” udhëton drejt Teatrit “Petro Marko” në Vlorë
 Historia e një dashurie të pafat, e thurur ndër vargjet e Wilhelm Müller-it dhe tingujt e kompozitorit austriak Franz Schubert, sjell një udhëtim emocional në skenën mikpritëse të Vlorës.
 Baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi bashkohen sërish në një natë ku muzika prek shpirtin dhe çdo tingull i flet vetë zemrës.
 Vlorë, Teatri “Petro Marko”
 18 shtator |  19:00