Një udhëtim muzikor përmes katër kompozitorëve që i flasin shpirtit.
Në këtë koncert, Enea Nushi sjell në skenën e TKOBAP-së violonçelin si zërin e brendshëm të një rrëfimi tingujsh.
Vepra nga Ysaye, Ligeti, Hindemith dhe Cassadó, të gjitha të ngarkuara me emocion dhe thellësi vijnë në një natë ku tingulli bëhet rrëfim, që pret të tregohet për të gjithë ju.
Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!