Mes Dashurisë dhe Mallit, muzika bëhet gjuhë e shpirtit. 
Në kuadër të Ditës së Gjuhës Gjermane, ju ftojmë në një mbrëmje të veçantë kushtuar këngës artistike gjermane (Kunstlied) dhe ndërthurjes së saj mes muzikës, gjuhës dhe poezisë.
Me mezzo-sopranen Flaka Goranci dhe pianisten Silvana Skënderi, do të interpretohen vepra nga Mahler, Wagner, Brahms dhe Schoeck.
E martë, 15 shtator 2026
Ora 20:00
Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–19:30.
Mos e humbisni!

